Flash

Dramë e dhimbshme për familjen Hoy: Chris është me kancer terminal, e shoqja me

Lapsi.al 20 October 2024
Dramë e dhimbshme për familjen Hoy: Chris është me kancer

Gjashtë herë kampioni olimpik i çiklizmit, Chris Hoy, ka zbuluar se ka kancer terminal dhe mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur “dy deri në katër vjet” jetë. Ish-garuesi i pistave, 48 vjeç, njoftoi në shkurt se ishte diagnostikuar me sëmundjen dhe se po i nënshtrohej kimioterapisë, por këmbënguli se trajtimi "po shkonte shumë mirë". Gjërat sic duket nuk ishin si u deklaruan, sepse ai ka thënë tani për Sunday Times se e dinte që në atë kohë se sëmundja e tij ishte terminale. Kur i pyeti mjekët se sa kohë i mbetej, ai tha se i kishin thënë: "Dy deri në katër vjet".

Lexo më tejRrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën

“Ne të gjithë kemi lindur dhe të gjithë vdesim, dhe kjo është vetëm një pjesë e procesit,” tha Hoy për Sunday Times. Hoy shpjegoi se fillimisht e kishte justifikuar dhimbjen në shpatull si një dëmtim të shkaktuar nga ushtrimet në palestër. Megjithatë, testet zbuluan kancerin e prostatës që kishte metastazuar në shpatull, legen, ijë, shpinë dhe brinjët e tij. Pothuajse në të njëjtën kohë gruaja e tij Sarra u diagnostikua me sklerozë multiple. Një dramë e vërtetë për familjen Hoy, që vuan nga dy sëmundje pa shërim.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI