Flash

Derbi i kryeqytetit, për herë të parë në histori në Vlorë: Tirana pret Dinamon, në Elbasan shkon Partizani

Lapsi.al 19 October 2024
Derbi i kryeqytetit, për herë të parë në histori
Faza e parë e kampionatit të kategorisë Superiore mbyllet në fundjavë, me javën e 9 të luajtur në dy ditë. Kampionati rikthehet kështu këtë fundjavë pas një pauze të imponuar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare të vlefshme për raundin e tretë dhe të katërt të Nations League. Spikat derbi i kryeqytetit, ku Tirana pret Dinamon e që për herë të parë do të luhet në Vlorë dhe sfida mes Elbasanit e Partizanit. Java e 9-të e kampionatit do të luhet në fundjavë, e ndarë në dy ditë: të shtunën dhe të dielën. Tre prej takimeve do të luhen ditën e shtunë. Laçi – Vllaznia, Egnatia – Teuta dhe Tirana – Dinamo City do të luhen në ora 14:00. Në krye të laçjanëve është tashmë italiani Francesco Moriero dhe me të, veriorët do të kërkojnë tre pikët e para të këtij sezoni. Nga ana tjetër, Vllaznia vjen nga barazimi 0-0 me Elbasanin në transfetë. Takim i vështirë duket edhe ai mes Egnatias dhe Teutës, dy ekipe që i ndan vetëm një pikë në tabelë për të qenë në kuota të barabarta. Lexo më tejVideo/ Teuta dënon Shkëmbin me humbjen e parë: dorëzohet Tirana, asgjësohen me shtylla Vllaznia e Elbasani Tirana do të përballet me Dinamo City-n, një takim interesant dhe që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës nga të dyja skuadrat. Ndeshja do të luhet në Vlorë në stadiumin “Flamurtari”. Të dielën do të zhvillohen edhe dy sfidat e tjera të javës. Bylisi do të presë Skënderbeun në shtëpi, me takimin që është programuar të luhet në ora 14:00 ndërsa në 17:00 do të zhvillohet sfida tjetër e javës së 9-të mes AF Elbasani – Partizani.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI