Flash

Njeriu që vrau babain e Michael Jordan mund të lirohet pas 30 vitesh: ndoshta është i pafajshëm

Lapsi.al 17 October 2024
Njeriu që vrau babain e Michael Jordan mund të lirohet pas 30 vitesh:

Pas 30 vitesh nga vrasja tragjike e James R. Jordan Sr., babai i legjendës së NBA Michael Jordan, vrasësi i dënuar, Daniel Green, mund të fitojë së shpejti lirinë. Një zhvillim tronditës në një çështje që bëri shumë bujë në vitin 1993 dhe që tani duket se është duke u rishikuar. Komisioni për lirim me kusht në Karolinën e Veriut po shqyrton mundësinë e lirimit të Green, sipas New York Times. Gjykatësi Gregory weeks ka shprehur pendesë për vendimet e marra gjatë procesit gjyqësor.

Weeks ka ngritur shqetësime të mëdha për legjitimitetin e provave, duke përfshirë edhe rezultatet e paqarta të analizave të gjakut. “Nuk kam qenë kurrë më parë kaq i shqetësuar,” ka thënë gjykatësi përpara komisionit. Green, i cili ishte vetëm 18 vjeç në kohën e ngjarjes, gjithmonë është shpallur i pafajshëm, duke pranuar vetëm se ishte i përfshirë pas vrasjes së James Jordan. Tani, mbetet të pritet vendimi përfundimtar i Komisionit të Karolinës së Veriut, që mund të vijë brenda një muaji, për të kuptuar me të vërtetë çfarë ndodhi.

ÇFARË NDODHI 31 VITE MË PARË?

Ngjarja ndodhi në korrik 1993 në një autostradë të Karolinës së Veriut, ndërsa James R. Jordan Sr. po pushonte në makinën e tij. Dy adoleshentët, Daniel Green dhe Larry Demery, u akuzuan dhe më pas u dënuan për krimin. Kjo ngjarje e preku thellësisht Michael Jordan, duke ndikuar në tërheqjen e tij të papritur nga basketbolli profesionist në vitin 1993. Pas identifikimit të trupit të babait të tij, Daniel Green u shpall fajtor për vrasje në shkallën e parë dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje.

Lexo më tej: Supermakina unike e Michael Jordan: Pininfarina Battista me vlerë 3 milionë euro

TËRHEQJA E JORDANIT PAS VDEKJES SË BABAIT TË TIJ

Sa i përket Larry Demery, dënimi i tij u bazua në një marrëveshje, ku ai dëshmoi kundër Green duke thënë se ishte ky i fundit që qëlloi me armë, një faktor kyç për të siguruar dënimin e Green. Megjithatë, për vite me radhë, është kontestuar drejtësia e këtij procesi, i cili u bazua në dëshmitë e paraqitura në atë kohë. Pas ngjarjes, më 6 tetor 1993, gjatë një konference për shtyp, Michael Jordan njoftoi vendimin për të lënë basketbollin, duke thënë se nuk kishte më asgjë për të provuar, pasi kishte arritur majat e karrierës së tij. Më pas, Jordan u rikthye, për t’u tërhequr përfundimisht pas sezonit 2002-2003 për herën e tretë dhe të fundit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI