Flash

Dhuna sek*uale, Ben Yedder rrëfehet në gjykatë: "Isha nën efektin e alkoolit, i kërkoj falje vajzës"

Lapsi.al 17 October 2024
Dhuna sek*uale, Ben Yedder rrëfehet në gjykatë: "Isha

Probleme të mëdha për Wissam Ben Yedder. Ish-sulmuesi i Monaco, i arrestuar në shtëpinë e tij në Cap d'Ail natën e 6 shtatorit me akuzën për dhunë seksuale dhe ngacmim, u gjykua të martën për agresion seksual në gjendje të dehur. Prokurori publik ka kërkuar 2 vjet e 6 muaj burg për marokenin, nga të cilat 18 muaj me kusht. Vendimi përfundimtar pritet më 12 nëntor.

Ndërkohë është zbuluar edhe dëshmia e dhënë në gjykatë: "Kam pirë e kam pirë për dy, tre ditë... nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur. Për shkak të alkoolit kam probleme me kujtesën. Nuk kam qenë vetvetja, e di që është e keqe, por isha nën efektin e alkoolit. Unë jam një person i vetmuar, e kam të vështirë t'u besoj njerëzve, sepse në të kaluarën më kanë tradhtuar në disa afera. E kështu kam gjetur ngushëllim te alkooli, por e kuptoj që ishte gabimi më i rëndë i jetës sime. I kërkoj sinqerisht falje vajzës, familjes time...”.

Lexo më tej: Modelja suedeze zbulon rregullat e festës me Mbappé: “Telefoni duhej vendosur në një kuti”

Kërkimi i faljes nga viktima dhe familja është praktikisht pranimi i krimit të pretenduar ndaj tij. Por çfarë ndodhi atë mbrëmje? Rreth orës 3 të mëngjesit, sulmuesi 34-vjeçar francez, aktualisht lojtar i lirë, shoqëroi me makinë një vajzë 23-vjeçare dhe gjatë udhëtimit dyshohet se i vendosi dorën në kofshë, tentoi ta puthte dhe më pas tentoi një qasje të qartë seksuale pa pëlqimin e saj. Edhe pse në tronditje, e reja ka denoncuar ngjarjen dhe policia ka arrestuar menjëherë Ben Yedder.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI