Flash

Kulusevski zbuloi çfarë nuk shkoi te Juventus: "Nuk i kuptoja këshillat e CR7"

Lapsi.al 16 October 2024
Kulusevski zbuloi çfarë nuk shkoi te Juventus: "Nuk i kuptoja

74 paraqitje dhe 9 gola mes gushtit 2020 dhe dhjetorit 2021: ky është bilanci i përvojës së suedezit Dejan Kulusevski te Juventus, para se të transferohej te Tottenham në janar 2022. Një periudhë gjatë së cilës suedezi i lindur në vitin 2000 pati mundësinë të ndante dhomën e zhveshjes, ndër të tjera me portugezin Cristiano Ronaldo. Në intervistën dhënë për Fotbollskanalen, ish-lojtari i Juventus ka zbuluar këshillat e kampionit portugez.

KULUSEVSKI "NUK E KUPTOJA SE ÇFARË MË THOSHTE RONALDO"

“Kur isha më i ri, Cristiano Ronaldo më tha: 'Do të mësosh ta njohësh trupin tënd' por nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte”, iu referua Kulusevski. "Tani po filloj të njoh trupin tim, duke kuptuar pikat e mia të forta dhe të dobëta dhe se si mund të përmirësohem. Tani ndihem sikur gjithçka po bëhet më e lehtë".

Lexo më tej: "Juventusi më bëri të dyshoj se nuk dija të luaja": Kulusevski shigjeton ish-klubin e tij

"KURRË MOS U MJAFTO"

"Ndjej se jam më i fortë si fizikisht ashtu edhe mendërisht - vazhdoi Kulusevski -. E rëndësishme nuk është të kënaqesh me të qenit i mirë, por të përpiqesh të jesh më i miri ditë pas dite, sado e vështirë të jetë. Këto janë gjëra që i mëson me kalimin e kohës, nuk mund të jesh 17 vjeç dhe të dish gjithçka."

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI