Flash

Mbappé, prokuroria konfirmon hetimin për përd*unim, konfiskohen veshje

Lapsi.al 15 October 2024
Mbappé, prokuroria konfirmon hetimin për përd*unim, konfiskohen

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me rastin e dyshuar për dhunë seksuale që përfshin Kylian Mbappé. Prokuroria suedeze ka konfirmuar hapjen e një hetimi për përdhunim në lidhje me ngjarjet e ndodhura në qendër të Stokholmit më 10 tetor, megjithatë nuk është specifikuar nëse përfshin sulmuesin e Real Madridit, siç është raportuar më parë nga mediat lokale. Sipas gazetës Expressen, policia ka konfiskuar disa veshje që lidhen me rastin: një palë pantallona të zeza, një bluzë dhe disa të brendshme. Mbappé e kishte quajtur lajmin për përdhunim si “fake news” në rrjetet e tij sociale, duke nënkuptuar se përhapja e këtij lajmi ishte një përpjekje për ta diskredituar atë, ndërkohë që ai kërkon 55 milionë euro nga PSG për paga të papaguara.

Rikonstruktimi i ngjarjeve

Të enjten në mbrëmje, Mbappé ndodhej me një grup njerëzish në restorantin “Chez Jolie” në Stokholm, dhe më pas u transferua në një klub nate të quajtur “V”, ku sipas Aftonbladet, ai takoi persona të tjerë. Sipas gazetës suedeze, përdhunimi ndodhi atë mbrëmje në qendër të Stokholmit, bazuar në një denoncim që Aftonbladet pretendon ta ketë parë: “Policia mori denoncimin të shtunën, pasi gruaja iu nënshtrua trajtimeve mjekësore”.

Fotografi të publikuara nga Aftonbladet tregonin policinë duke patrulluar para hotelit ku Mbappé dhe shoqëruesit e tij qëndruan gjatë qëndrimit të tyre në Stokholm.

REAGIMI

“Sot, një zë i ri shpifës ka nisur të përhapet në rrjet, duke u nisur nga gazeta suedeze Aftonbladet,” deklaroi enturazhi i lojtarit përmes një komunikate. “Këto janë akuza totalisht të rreme dhe të papërgjegjshme. Për të ndaluar këtë shkatërrim metodik të imazhit të Kylian Mbappé, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të rivendosur të vërtetën dhe për të ndjekur penalisht këdo – individ apo media – që është i përfshirë në ngacmimin moral dhe shpifjet që Kylian Mbappé i është nënshtruar në mënyrë të përsëritur.”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI