Flash

Video/ Lojtarët grinden për një penallti dhe përfundimi është katastrofik: trajneri jep dorëheqjen

Lapsi.al 15 October 2024
Video/ Lojtarët grinden për një penallti dhe përfundimi
Ngjarje surreale ndodhi në Argjentinë në fundin e ndeshjes mes Godoy Cruz dhe San Lorenzo: një penallti për miqtë, grindje për ta ekzekutuar dhe një “panenka” e bllokuar. Trajneri jep dorëheqjen. Minuta e 94-të e ndeshjes mes Godoy Cruz dhe San Lorenzo. Me rezultatin 1-1, gjyqtari akordon një penallti për miqtë, por në vend të lojtarit të caktuar për të ekzekutuar penalltinë, në pikën e bardhë shfaqet një tjetër lojtar që provon një goditje “parabolë”, por goditja e tij bllokohet në mënyrë poshtëruese. Ky episod, të cilin shumë e krahasuan me atë që ndodhi mes lojtarëve të Milanit gjatë sfidës kundër Fiorentinës, pati një përfundim krejtësisht të papritur: trajneri i San Lorenzos paraqiti dorëheqjen.

“Panenka” katastrofike, dorëhiqet trajnerit

Kur në minutën e 94-të gjyqtari vendosi të jepte një penallti për San Lorenzon, menjëherë ish-lojtari i Athletic Bilbaos, Iker Muniain, ekzekutuesi i caktuar i penalltisë, mori topin në dorë për të tentuar të shënonte golin e fitores. Por në atë moment erdhi sulmuesi Francisco Fydriszewski, i cili mori topin dhe vendosi të provonte një “parabolë” të turpshëm që u bllokua nga portieri kundërshtar. Një tjetër rast i “mosbindjes” gjatë një penalltie, ku lojtarët shkelin urdhrat e trajnerit dhe veprojnë sipas kokës së tyre duke shkaktuar një katastrofë, ashtu siç ndodhi gjatë ndeshjes Fiorentina-Milan, ku fillimisht Theo dhe më pas Abraham morën përsipër të ekzekutonin penalltitë, duke shpërfillur urdhrat e trajnerit Fonseca, i cili kishte caktuar Pulisic si ekzekutues të penalltive. Në ndryshim nga trajneri portugez i Milanit, trajneri i San Lorenzos, Leandro Romagnoli, nuk e pranoi atë që ndodhi dhe të nesërmen dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm. Që në pasndeshje ai foli me zhgënjim për episodin: “Nuk mund të hyj në kokat e lojtarëve dhe, nëse do të dija çfarë po përgatiteshin të bënin, padyshim që do t’i ndaloja. Duhet të kuptojmë situatën dhe mbi të gjitha klubin që përfaqësojmë.”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI