Flash

Incidentet e tifozëve ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë: UEFA gjobit FSHF-në me 41 mijë euro

Lapsi.al 16 October 2024
Incidentet e tifozëve ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë: UEFA gjobit
UEFA vazhdon me dorë të hekurt ndaj sjelljes së tifozëve në stadiumet e ndryshme të Europës. Kështu, sjellja e pahijshme e tifozerisë kuqezi në ndeshjen në Pragë kundër Ukrainës dhe në Tiranë ndaj Gjeorgjisë i kanë kushtuar një gjobë të rëndë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Federata e Futbollit është gjobitur me 41 250€ nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri (7 shtator 2024) dhe Shqipëri – Gjeorgji (10 shtator 2024).

VENDIMET PËR NDESHJEN SHQIPËRI–GJEORGJI:

*Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’. *Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë *Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian. Lexo më tej: FSHF reagon me forcë: U përdhosën simbolet kombëtare, çështja shkon në UEFA!

VENDIMET PËR NDESHJEN UKRAINË-SHQIPËRI:

*Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës. *Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI