Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rashford në krizë, duhet një shkundje e Gascoigne ka recetën: "Duhet të bëjë si bëra unë"

Lapsi.al 16 October 2024
Rashford në krizë, duhet një shkundje e Gascoigne ka

Edhe pse është ende i ri (i lindur në 1997), Marcus Rashford ka praktikisht 10 vjet që luan Premier League dhe Europë me fanellën e Manchester United. Kanë kaluar shumë kohë nga debutimi i tij me Djajtë e Kuq në moshën vetëm 18-vjeçare, por pritshmëritë e krijuara rreth këtij sulmuesi janë shlyer vetëm pjesërisht.

Një lojtar që mburret me gati 100 gola në Premier League, si dhe 62 paraqitje dhe 20 gola për kombëtaren, por që kohët e fundit është anashkaluar edhe nga trajneri i përkohshëm Carsley. Rashford, si gjithë Man Utd, po vuan shumë prej disa vitesh dhe pak ngjan me sulmuesin e admiruar në vitet e para të karrierës së tij. Duhet një pikë kthese dhe një veteran i futbollit britanik si Paul Gascoigne e ka këshilluar se çfarë të duhet të bëjë për t'u kthyer në atë që ishte dikur: të ndjekë hapat e tij. Jo në jetën e tij private, natyrisht, por në jetën e tij futbollistike.

RASHFORD, GASCOIGNE I KËSHTILLON ITALINË

Për t'u rikthyer në nivelet më të larta, Rashford ndoshta duhet të largohet nga Mançesteri dhe për këtë duket të jetë i sigurt Paul Gascoigne. Në një intervistë për Sportcasting UK, anglezi rekomandoi Italinë si destinacionin e ardhshëm për sulmuesin: "Do të ishte mirë që ai të shkonte në Itali: do ta shkundte, siç më ndodhi kur nënshkrova për Lazio. Mbaj mend që i thashë babait të shkonte dhe të shihte skuadrën në stërvitje një javë para se të nisesha për atje. Sapo arrita aty thashë ' sa stërvitje e mirë'. Më pas fola me trajnerin dhe më tha 'kjo është nxehja'. Fillova të qaja, duke i thënë babait se nuk do ta bëja dot, por ai më qetësoi, duke thënë se do të mësohesha".

Lexo më tejRashford shtiret i sëmurë, United e zbulon: gjobë ekzamplare prej 760.000 euro

Më pas ish-mesfushori foli për krizën e United: "Mendoj se ka disa lojtarë që nuk e kuptojnë se për cilin ekip luajnë. Më vjen pak keq për Ten Hag, duket sikur disa lojtarë tallen me të. Do të doja që Ferguson të drejtonte ekipin vetëm për një sezon, për të parë se çfarë mund të bëjë me ata lojtarë”. Është turp që Djajtë e Kuq e kanë eliminuar Sir Alex nga klubi një ditë më parë...

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI