Flash

F1/ Verstappen merr pole-position në Sprint: zhgënjime për Perez e Piastri në Austin

Lapsi.al 19 October 2024
F1/ Verstappen merr pole-position në Sprint: zhgënjime për Perez
Pole position në Sprint për Max Verstappen në Austin. Kampioni i trefishtë i botës përfundoi misionin me një kohë prej një minute, 32 sekonda dhe 833 të mijtat. Vijë e parë edhe për George Russell, që do të niset në krah të Verstappen. Ferrari niset nga vija e dytë me Charles Leclerc, i cili është i shoqëruar nga një Lando Norris zhgënjyes. Në vijën e tretë niset Carlos Sainz dhe surpriza Nico Hulkenberg me Haas, të fuqizuar nga poëer unit Ferrari. Nga vija e katërt do të nisen Lewis Hamilton me Mercedesin tjetër dhe Kevin Magnussen, i cili plotëson të premten e shkëlqyer të Haas në garën e tyre në shtëpi (një nga tre në fakt, bashkë me Majemin dhe Las Vegas).

PIASTRI KATASTROFË

Q3 dhe dhjetëshja më e mirë e kualifikueseve për Yuki Tsunoda me VISA Cash App RB dhe për një Franco Colapinto gjithnjë e më bindës me Williams, të fuqizuar nga Mercedes. Jashtë në Q2 mbetet Sergio Perez me Red Bull. Edhe më befasuese është eliminimi në Q1 i Oscar Piastri, i cili në fazën fillestare të kualifikueseve kishte regjistruar një kohë të shtatë që u anulua menjëherë për shkelje të track limits.

SAUBER, TË FUNDIT

Nga vija e gjashtë do të nisen pilotët e parë që mbetën jashtë Q3, përkatësisht Perez me Red Bull (përsëri larg nga shoku i tij i skuadrës) dhe Pierre Gasly me Alpine. Pas tyre, vija e shtatë është monokolor (i gjelbër) me Aston Martin, ku Lance Stroll është përpara Fernando Alonso. Vija e tetë për ri-debutuesin Liam Laëson (VISA Cash App RB) dhe - siç u tha më sipër - për Piastri. Nga vija e nëntë dhe e parafundit do të nisen Esteban Ocon me Alpinen e dytë dhe Alexander Albon, i cili pati një rrotullim të plotë dramatik me Williams-in e tij gjatë sulmit të fundit për kohën më të mirë. Vija e dhjetë dhe e fundit, ashtu si pritej, për dy Sauber Stake F1 me Valtteri Bottas dhe Guanyu Zhou.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI