Flash

Lazio, Fabiani e Caicedo të tërbuar me arbitrimin ndaj Juventus: "Të luash 12 kundër 10 është e vështirë"

Lapsi.al 20 October 2024
Lazio, Fabiani e Caicedo të tërbuar me arbitrimin ndaj Juventus:
“Duam t’i bëjmë komplimentet tona djemve tanë që bënë një ndeshje të jashtëzakonshme. Unë dua të kuptoj për çfarë shërben VAR-i. Ndonjëherë më duket se VAR-i shkon vetëm në një drejtim. Të bëjmë një padi kolektive për ta hequr atë.” Kështu u shpreh për Sky Sport Drejtori Sportiv i Lazio, Angelo Fabiani, pas humbjes së bardhekaltërve ndaj Juventus. “Douglas Luiz i jep një grusht Patric dhe VAR-i nuk ndërhyn. Po i njëjti Douglas futet me takën të ngritur ndaj Rovella dhe VAR-i nuk ndërhyn, por ndërhyn për faullin e Romagnolit. Juventus nuk ka nevojë për këto gjëra për të fituar ndeshjet. Ne jemi të fortë dhe do të ngrihemi përsëri”. Fabiani vazhdoi: “Nëse unë bëj një fushatë transferimesh të gabuar, presidenti im më largon, por këta zotërinj që janë në VAR dhe marrin vendime duhet të ndalen, sepse dukshëm nuk janë të aftë për këtë punë. Ashtu siç thërrasin arbitrin Sacchi për të treguar kontaktin e Romagnoli, duhet ta kishin thirrur për sjelljen e dhunshme të Douglas. Këta zotërinj në VAR duhet të marrin dy muaj pushim. VAR-i me thirrje? Do të sillte vetëm konfuzion mbi konfuzion, do të krijohej një mekanizëm që një ndeshje do të zgjaste dy ose tre orë. Për episodin e Douglas Luiz, çfarë po bëjnë në Lissone? Nëse shkon atje, duhet të jesh i përqendruar për 90 minuta. Unë po flas për sistemin e futbollit. Kjo nuk është një çështje e Lazios, por një sistem që nuk funksionon më si duhet. Si është e mundur të mos thërrasin arbitrin për sjellje të dhunshme? Pastaj, e përsëris: komplimente për Juventus”.

FJALËT E TEKNIKUT BARONI

Trajneri i Lazios, Marco Baroni, pas humbjes me Juventus tha: “Mbetet një paraqitje e shkëlqyer e skuadrës. Një orë me 10 lojtarë ndikoi, por ekipi më pëlqeu. Ishte një hap tjetër i rritjes. Na vjen keq për rezultatin, por paraqitja ishte me personalitet. Jemi të ndërgjegjshëm se kemi bërë një ndeshje të rëndësishme”.

REAGIMI I ISH-SULMUESIT CAICEDO

Felipe Caicedo, ish-sulmues i Lazios (por edhe i Inter e Genoa), aktualisht pa ekip, foli si tifoz i Lazios në rrjetet sociale dhe, ndërkohë që ndeshja kundër Juventus ishte ende në zhvillim, ai postoi një koment të ashpër në X: “Tani të luash 12 kundër 10 është e vështirë”. Kolumbiani kritikoi arbitrimin e Sacchi dhe në përgjithësi menaxhimin e episodeve arbitrale. Klubi bardhekaltër, pas minutës së nëntëdhjetë, përmes fjalëve të drejtorit sportiv Fabiani, shprehu ankesat për mungesën e rishikimit të VAR-it për “grushtin e Douglas Luiz ndaj Patric”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI