Flash

Video/ Premier League: Arsenal rrëzohet në shtëpinë e Bournemouth, United dhe Tottenham fitojnë

Lapsi.al 19 October 2024
Video/ Premier League: Arsenal rrëzohet në shtëpinë e

Java e tetë e Premier League: Arsenal humbet papritur, 2-0 ndaj Bournemouth. “Topçinjtë” luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 30' pas daljes me të kuqe të Saliba, ndërsa vendosën ndeshjen golat e Christie dhe Kluivert. Ndërkohë, Tottenham triumfoi 4-1 ndaj West Ham dhe Manchester United fitoi 2-1 ndaj Brentford. Fitore në fushat kundërshtare për Aston Villa (3-1 ndaj Fulham), Brighton (1-0 ndaj Newcastle), Everton (2-0 ndaj Ipswich) dhe Leicester (3-2 ndaj Southampton).

BOURNEMOUTH-ARSENAL 2-0

Humbje e papritur për Arsenal, që u mund 2-0 në fushën e Bournemouth. Ritmet ishin të ulëta në fillim të ndeshjes, me skuadrën e teknikut Arteta që kishte vështirësi të impononte stilin e zakonshëm të lojës. Bournemouth mbrohej mirë dhe në minutën e 30' ndodhi momenti kyç i ndeshjes: faull i Saliba si lojtari i fundit dhe karton i kuq. Pas kësaj, ndeshja kaloi plotësisht në duart e Bournemouth, që nisi të shtonte presionin. Pavarësisht se luanin me një lojtar më pak, Arsenal arriti të mbante rezultatin 0-0 deri në fund të pjesës së parë.

Lexo më tejVideo/ Haaland tërbohet pas City-Arsenal: fyerje ndaj teknikut Arteta e top kokës Gabriel Jesus

Në pjesën e dytë, Bournemouth rriti presionin dhe në minutën e 70' Christie shënoi golin e parë pas një pasimi të mrekullueshëm nga Kluivert. Vetëm nëntë minuta më vonë, Kluivert shënoi dhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0. Bournemouth ngjitet në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Arsenal mbetet në 17 pikë, duke i dhënë mundësinë City-t dhe Liverpool-it të shkëputen.

TOTTENHAM-WEST HAM

Me tetë minuta të zjarrta, Tottenham siguron fitoren 4-1 në derbin ndaj West Ham. Ndeshja filloi mirë për West Ham, që kaloi në avantazh me Kudus në minutën e 18-të pas një asistimi nga Bowen. Megjithatë, Tottenham barazoi në minutën e 36' me një gjuajtje nga distanca të Kulusevski, e cila përfundoi në rrjetë pasi goditi të dy shtyllat. Në minutën e 52', Bissouma kaloi Tottenham në avantazh pas një pasimi nga Udogie. Tre minuta më vonë, një autogol i pafat nga Todibo rriti avantazhin në 3-1 për Tottenham, ndërsa në minutën e 60', Son shënoi golin e katërt. Për West Ham, situata u përkeqësua më tej në minutën e 86-të kur Kudus u ndëshkua me të kuq. Tottenham arrin në 13 pikë, ndërsa West Ham pëson humbjen e katërt në tetë ndeshje dhe mbetet me 8 pikë.

FULHAM-ASTON VILLA 1-3

Gjithçka ndodhi në ndeshjen Fulham-Aston Villa, ku skuadra e Emery triumfoi 3-1 në një ndeshje plot intensitet. Fulham kaloi në avantazh me Jimenez në minutën e 5', por katër minuta më vonë Rogers barazoi për Aston Villa. Në mesin e pjesës së parë, Pereira humbi një penallti për Fulham, duke i lënë mundësinë Villians të përfitonte. Në minutën e 59', Watkins shënoi për 2-1 dhe vetëm pesë minuta më vonë Andersen i Fulham u përjashtua me karton të kuq. Villa përfitoi nga superioriteti numerik dhe shënoi golin e tretë me një autogol të Diop. Një karton i kuq për Philogene në minutën e 93' nuk ndryshoi rezultatin. Aston Villa arrin në 17 pikë, ndërsa Fulham regjistron humbjen e tretë të kampionatit.

MANCHESTER UNITED-BRENTFORD 2-1

Manchester United arriti të përmbysë rezultatin ndaj Brentford në pjesën e dytë, duke fituar 2-1 në Old Trafford. Brentford kaloi në avantazh me një gol të Pinnock pas një asistimi nga Damsgaard në pjesën e parë. Megjithatë, në pjesën e dytë, United reagoi shpejt dhe barazoi me Garnacho pas një pasimi nga Rashford. Goli vendimtar erdhi në minutën e 62', ku Bruno Fernandes asistoi për Hojlund, i cili shënoi për 2-1. Brentford tentoi të barazonte në minutat e fundit, por United e mbajti avantazhin, duke u ngjitur në 11 pikë dhe duke kapërcyer Brentford, që mbetet me 10 pikë.

NEWCASTLE-BRIGHTON 0-1

Brighton vazhdon të mbetet pranë zonës së Champions League me një fitore 1-0 ndaj Newcastle. Ndeshja u vendos nga një gol i Welbeck në minutën e 35' pas një asistimi nga Rutter. Newcastle pati një mundësi të artë për të barazuar në minutën e 96', por Burn u mohua goli. Brighton regjistron fitoren e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e pestë me vetëm 2 pikë më pak se Aston Villa.

SOUTHAMPTON-LEICESTER 2-3

Leicester realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Southampton, duke fituar 3-2 pasi ishte në disavantazh 2-0. Southampton kaloi në avantazh me golat e Archer në minutën e 8' dhe Aribo në minutën e 28'. Megjithatë, Leicester reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Buonanotte shënoi për 2-1 në minutën e 65', ndërsa Fraser u përjashtua me të kuq, duke i dhënë mundësinë Leicester të barazonte nga penalltia. Në minutën e 98', Ayew shënoi golin vendimtar për Leicester, që ngjitet në 9 pikë me fitoren e dytë radhazi, ndërsa Southampton mbetet i fundit me vetëm një barazim.

IPSWICH-EVERTON 0-2

Everton regjistron rezultatin e katërt pozitiv radhazi pas fillimit të dobët të sezonit, duke mposhtur 2-0 Ipswich-in e sapongjitur në Premier League. Ndeshja filloi me 15 minuta vonesë, por gjithçka u vendos në pjesën e parë: Ndiaye shënoi në minutën e 17' dhe Keane shtoi një tjetër në minutën e 40', duke siguruar një fitore të rëndësishme për Everton.

Premier League England

 

Tottenham Hotspur 4-1 West Ham United

Fulham 1-3 Aston Villa

Manchester United 2-1 Brentford

Newcastle United 0-1 Brighton

Southampton 2-3 Leicester City

Ipswich Town 0-2 Everton

Bournemouth 2-0 Arsenal

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI