Flash

Sondazhi/ Ç’mendim kanë shqiptarët për Berishën e Metën dhe ç'ndodh me Bashën

Lapsi.al 16 October 2024
Sondazhi/ Ç’mendim kanë shqiptarët për Berishën

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja. Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Sali Berishën, 28.7% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 66.3% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për Sali Berishën krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rritje prej rreth 3%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Mars 2024 ka një rënie prej rreth 4%.

Ndërsa krahasuar me Janarin e 2024 Sali Berisha ka të njëjtat për qindje mendimi pozitiv dhe negativ me ato aktuale të Shtatorit 2024.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Ilir Metën, 9.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 84.6% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv për të është rritur 1.5% krahasuar me Janar-Mars 2024, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Janar – Mars 2024 ka një rënie prej rreth 2.6%.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për Lulzim Bashën, 13.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 80.5% e tyre kanë mendim negativ për të.

Mendimi pozitiv dhe negativ për të është i ngjashëm pothuaj për gjithë vitin 2024. /Marrë nga Euronews.al

LEXO EDHE: Del sondazhi/ Bie pëlqimi për Edi Ramën

Të këshilluara

Del sondazhi/ Bie pëlqimi për Edi Ramën

Gjatë periudhës 22 Shtator deri në 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidh...

21:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI