Flash

4 nga 16 emigrantët e Gjadrit do kthehen në Itali/ Vërshojnë kritikat ndaj Melonit

Lapsi.al 16 October 2024
4 nga 16 emigrantët e Gjadrit do kthehen në Itali/ Vërshojnë

4 nga 16 emigrantët që u sollën mëngjesin e kësaj të mërkure në portin e Shëngjinit do të dërgohen në Itali. Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se 2 prej tyre rezultojnë të jenë minorenë 16-vjeçarë nga Bangladeshi ndërsa 2 të tjerë në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Nga qendra e pritjes shqiptare ku kaluan gjithë ditën, dy të miturit u shoqëruan nga një skaf i Guardia di Finanza për në anijen “Libra” të marinës italiane. Të miturit u identifikuan falë UNHCR-së, ekipet e së cilës po monitorojnë procedurat që po zhvillohen në këto qendra. Gjatë intervistave ata shpjeguan se ishin vetëm 16 vjeç dhe se e kishin ndërmarrë udhëtimin vetëm.

“Ky është konfirmim i absurditetit të masave që kjo qeveri ka vendosur të përdorë, pavarësisht se identifikimi i emigrantëve në det është i paligjshëm dhe cenon normat ndërkombëtare dhe kushtetuese”, - shkroi kreu i së majtës italiane Nicola Fratoianni.

“Ky mekanizëm nuk është vetëm një makinë shpërdoruese parash, por tashmë ka të meta të dukshme. Nëse vetëm me 16 emigrantë ata nuk ishin në gjendje të identifikonin dy të miturit, ç’do të ndodhë kur të ketë qindra emigrantë" – shkruan Angelo Bonelli i të Gjelbërve.

“Prania e dy të miturve në mesin e emigrantëve të çuar në qendrat e paraburgimit në Shqipëri është një lajm shqetësues dhe tregon paqëndrueshmërinë e procedurave, të cilat në testin e parë me një numër shumë të vogël njerëzish, tregojnë se ata nuk janë në gjendje të përballojnë" – u shpreh Riccardo Magi, sekretari i partisë “+Europa”

“Përzgjedhja arbitrare e bërë në det të hapur nuk mjaftoi për t'i shpëtuar detyrimit për t'i pritur ata në Itali. Hipën edhe dy të mitur. Një tjetër shkelje e të drejtave të më të cenuarve”, - akuzoi organizata joqeveritare italiane “SeaWatch” në rrjetin X. Kjo organizatë është goditur edhe nga kryeministrja Meloni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Del sondazhi/ Bie pëlqimi për Edi Ramën

Gjatë periudhës 22 Shtator deri në 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidh...

21:08

PS kërkon votim elektronik në Tiranë

Partia Socialiste kërkon votim elektronik edhe për Tiranën në zgjedhjet e vitit 2025. PS i ka kthyer përgjigje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me këtë të fund...

17:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI