Flash

Operacioni në qendrat estetike, shpallet në kërkim edhe kirurgu i VIP-ave, Skerdi Faria

Lapsi.al 16 October 2024
Operacioni në qendrat estetike, shpallet në kërkim edhe kirurgu i

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike. Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim disa persona, mes tyre, kirurgu i famshëm i operacioneve plastike, Skerdi Faria. Ky i fundit nuk dihet nëse ky i fundit ndodhet brenda Shqipërisë apo jashtë.

Ndërkohë në pranga lidhur me operacionin janë vënë Mildon Kumaraku, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si dhe administratoret e 2 klinikave estetike, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

“Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, ka njoftuar policia.

Deri më tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej në këto pika dhe injektohej shpesh edhe pa licencën përkatëse.

Të këshilluara

PS kërkon votim elektronik në Tiranë

Partia Socialiste kërkon votim elektronik edhe për Tiranën në zgjedhjet e vitit 2025. PS i ka kthyer përgjigje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me këtë të fund...

17:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI