Flash

"Shpresojmë të mos e djegin Parlamentin Europian" PS për protestën e opozitës

Lapsi.al 16 October 2024
"Shpresojmë të mos e djegin Parlamentin Europian" PS

Opozita pritet ta zhvendosë aksionin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë, kur 30 deputetë të saj do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg.

Protesta është parashikuar të zhvillohet në datën 23 tetor, datë që përkon me zhvillimin e seancës plenare në Parlamentin Europian. Por edhe këtë lëvizje të opozitës, si shumë të tjera, mazhoranca e ka pritur me tallje dhe cinizëm. E ftuar në Neës24, deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli e komentoi me një batutë protestën e ardhshme të opozitës kur u shpreh se: "Shpresojmë të mos e djegin Parlamentin Europian".

Komenti i Memi Kodhelit vjen pas protestës që organizoi Partia Demokratike në 7 Tetor, ku u hodhën molotovë drejt kryeministrisë, Bashkisë, Ministrisë së brendshme, selisë së Partisë Socialiste etj.

Protesta para parlamentit europian është e para në llojin e vet, kur deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI