Flash

Sinner në finale të Masters 1000 në Shanghai: "Të përfundoj 2024 si numri 1 është fantastike"

Lapsi.al 12 October 2024
Sinner në finale të Masters 1000 në Shanghai: "Të

Jannik Sinner e di që nuk do të jetë e lehtë të fitojë Masters 1000 në Shanghai. Gjithsesi 23-vjeçari nga Sesto Pusteria mund të ndjehet i kënaqur për arritjen e finales së tij të tetë në një garë të tillë. Ai mundi Tomas Machac me 6-4 7-5 dhe tani pret fituesin e ndeshjes mes Novak Djokovic dhe Taylor Fritz. Megjithatë ndihet i sigurt se do ta përfundojë vitin 2024 si numri 1 në renditjen ATP.

Sinner ka mposhtur çekun Machac dhe pret në finale fituesin e ndeshjes mes Djokovic dhe Fritz.

"Ka qenë shumë e vështirë. Jam përpjekur të mbetem brenda kufijve të shërbimit dhe të gjej një zgjidhje në përgjigje, siç ndodhi në setin e fundit. Çdo ditë është ndryshe, kështu që nesër do të përpiqem të jap maksimumin tim. Mundohem të luaj çdo ndeshje sa më të mirë dhe të ofroj zgjidhjet e duhura", tha Sinner pas ndeshjes në Shanghai.

Për Jannek kënaqësia e madhe do të jetë përfundimi i sezonit 2024 si numri 1 i renditjes botërore. Kështu ai bëhet zyrtarisht i pakapshëm për Carlos Alcaraz dhe Aleksander Zverev, që e ndjekin.

"Të përfundoj si numri 1 ka qenë gjithmonë objektivi, është fantastike. Nesër do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për mua dhe do të përpiqem të jap më të mirën. Po e jetoj këtë moment sa më mirë që të mundem, si për vete ashtu edhe me ata që më rrethojnë. Jam i kënaqur që edhe familja ime po e shijon ecurinë time", përfundoi italiani.

Sinner u gjet me doping e u shfajësua, tërbohet Kyrgios: “Të skualifikohet 2 vjet”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI