Flash

Inter, Deschamps rigjen Thuram, i lumtur edhe Inzaghi

Lapsi.al 12 October 2024
Inter, Deschamps rigjen Thuram, i lumtur edhe Inzaghi

Lajme të mira për trajnerin e Francës, Didier Deschamps, dhe për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi. Sulmuesi francez, Marcus Thuram, është rikthyer në stërvitje me ekipin kombëtar pas një dëmtimi të lehtë në kavilje. Thuram u dëmtua nga Maripan gjatë ndeshjes Inter-Torino. Tani, ai është gati për të luajtur si titullar në sfidën e Nations League përballë Belgjikës, të hënën në mbrëmje.

Sulmuesi francez i gatshëm për Deschamps si titullar ndaj Belgjikës: alarmi ka përfunduar.

Thuram ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Interit në këtë fillim sezoni, me një trigolësh të shënuar ndaj Torinos dhe gjithsej shtatë gola deri tani. Pas ndeshjes me Belgjikën, ai pritet të jetë në formë për takimin e kampionatit kundër Romës. Inzaghi do të duhet të menaxhojë energjitë e tij, duke marrë parasysh se pas Romës vijnë ndeshje të rëndësishme si ajo në Champions League me Youg Boys dhe në derbin  Italisë me Juventusin.

Me rikthimin e Thuram dhe lojtarëve të tjerë si Barella dhe Buchanan, Inzaghi ka një skuadër më të plotë për të përballuar sfidat e ardhshme.

Inter, me një Thuram të tillë nuk ka limite: Inzaghi ka një problem, shumë gola të pësuar

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI