Flash

Video/ Dygolëshi i Chory fundos Shqipërinë në Epet Arena: vendi i parë një mirazh

Lapsi.al 11 October 2024
Video/ Dygolëshi i Chory fundos Shqipërinë në Epet Arena:

Shqipëria humbet në Epet Arena 2-0 përballë Çekisë. Kuqezinjtë pësojnë humbjen e dytë radhazi në Nations League dhe tani vendi i parë i grupit është komplikuar shumë.

Gol ende me lojtarët të ftohtë dhe pjesa e parë nisi në ngjitje në Pragë për Shqipërinë. Me një nisje katastrofale, kuqezinjë ju nënshtruan Republikës Çeke në minutat e para, e pësuan gol pas 3’ me Chory. Në këtë rast Strakosha nuk mund të bënte asgjë, sepse Hysaj lejoi të krosohej lehtësisht, ndërsa në zonë Ismajli u befasua nga e djathta e harkuar e qendërsulmuesit.

Pas një çerek ore lojë kuqezinjtë nisën të gjenin kurajë për tu shtyrë përpara. Në dy tre raste madje mund të ishin kërcënues, por Daku pretendoi shume nga teknika e tij, ndërsa Laçi gaboi pasimin. E keshtu, vetëm Bajrami rrezikoi të përsëriste perlën e vitit të kaluar, pikërisht në Pragë. Çekët nga ana tjetër ishin shpesh prezent, por pa godur në kuadratin e Strakoshës, pavarésisht zotërimit të topit 58%.

Ajo qe Asani humbi pastaj në minutën e 52’ ishte mundësia më e mirë për të barazuar. Majtoshi që aq herë ka mrekulluar, këtë herë e kalibroi keq para portierit. Gabim që kushton sepse në minutën e 62’ Chory ndëshkoi në qendër të zonës, duke shfrytëzuar shtatlartësinë e tij. Dygolësh I sulmuesit që praktikisht mbylli ndeshjen.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/6709738159b7f.mp4"][/video]

 

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/670985c0ec925.mp4"][/video]

 

I zakonshmi Hysaj dhe Daku nga minuta e parë: Sylvinho i parashikueshëm

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI