Flash

Juventus gjen zëvendësuesin e Vlahoviv: i vëzhguari special është Kalimuendo

Lapsi.al 11 October 2024
Juventus gjen zëvendësuesin e Vlahoviv: i vëzhguari special

Në shtëpinë e Juventusit, çështja e zëvendësuesit të Vlahovic është gjithmonë në diskutim. Me Milik ende jashtë për shkak të lëndimit në gju, sulmi për bardhezinjtë është shumë i dobët dhe në janar mund të jetë e nevojshme të ndërhyhet në treg për të përforcuar repartin. Nga pikëpamja teknike, duke marrë parasysh stilin e lojës së Thiago Motta-s, do të nevojitej një sulmues që të ndërtojë lojën. Dikush që mund të mbrojë topin, të ngrejë ekipin, të hapë hapësira dhe të bashkëpunojë me mesfushorët ofensivë.

JUVENTUS HARRON DAVID

Pikërisht në këtë drejtim, përveç interesit për Jonathan David, vëmendja e fundit e bardhezinjve është përqendruar te Arnaud Kalimuendo. I lindur në vitin 2002, sulmuesi i Rennes është një profil që pëlqehet në Continassa, si për moshën e tij ashtu edhe për karakteristikat e tij. Në radhët e ekipit kombëtar francez U21, 22-vjeçari i rritur në akademinë e PSG-së mund të luajë si sulmues i parë dhe i dytë, dhe mund të jetë një lojtar i çmuar për rotacionet e Thiago Motta-s.

Një talent i ri për t’u vëzhguar dhe për t’u mbështetur në planin afatgjatë. Edhe sepse investimi, në këtë rast, nuk do të ishte i ulët. Duke parë shifrat, vlera e kartonit të Arnaud Kalimuendo-s llogaritet midis 20 dhe 25 milionë euro. Një çmim i justifikuar nga paraqitjet e sulmuesit, i cili që nga viti 2022 me fanellën e Rennes ka shënuar 20 gola në 66 ndeshje në Ligue 1, 4 gola në 6 ndeshje të Kupës së Francës dhe një gol në 12 ndeshje të Europa League. Ndërsa në ekipin kombëtar, Kalimuendo ka realizuar një gol në pesë paraqitje me ekipin U21 dhe skautët e bardhezinjve do ta vëzhgojnë në ndeshjen e ardhshme të “Gjelave” në Qipro. Një mënyrë për të parë nga afër se si lëviz 22-vjeçari në fushë, për të përpiluar një raport të saktë dhe për të kaluar informacionet te Giuntoli.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI