Flash

Juventus, e ardhmja e Vlahovic: rinovim kontrate apo shkëputje

Lapsi.al 12 October 2024
Juventus, e ardhmja e Vlahovic: rinovim kontrate apo shkëputje

Juventus po punon për rinovimin e kontratës së Dusan Vlahovic, por nëse nuk arrihet një marrëveshje, mundësia e shkëputjes bëhet reale.

Aktualisht, bisedimet për rinovimin janë aktive, por nuk është e garantuar një marrëveshje. Rritja e pagës që filloi këtë sezon, si rezultat i marrëveshjeve të bëra në janar 2022 kur serbi u ble nga Fiorentina, ka çuar në një pagë prej 12 milionë eurosh neto. Gjithashtu dhe rreth 22 milionë eurosh bruto për Juventusin. Klubi po synon të shtrijë këtë kontratë për të kontrolluar kostot.

Drejtori sportiv Giuntoli do të diskutojë me agjentin Ristic rreth kësaj çështjeje në muajin dhjetor. Ky moment do të shënojë takimin e parë për të parë se si do të zhvillohet situata. Një marrëveshje e suksesshme do të ishte e favorshme për të dyja palët. Pr nëse nuk arrihet një marrëveshje, mundësitë për një ndarje do të rriten.

Sipas gazetës "Corriere dello Sport", nëse rinovimi nuk ndodh, Juventus do të detyrohet të shesë sulmuesin. Kjo do të shmangte humbjen e tij falas një vit më vonë, në verën e 2025. Në këtë kontekst, emri i Jonathan David nga Lille është përmendur si një mundësi për Juventusin. Lille gjithashtu pritet të dalë në tregun e transferimeve verën e ardhshme.

Vlahovic refuzon ofertën e parë për rinovim nga Juventus: ja sa kërkon serbi për firmën

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI