Flash

Studimi/ Sa feta bukë duhet të konsumojmë në ditë

Lapsi.al 11 October 2024
Studimi/ Sa feta bukë duhet të konsumojmë në ditë

Të dhënat e fundit nga Eurostat tregojnë një fenomen shqetësues për shqiptarët: shpenzimet për bukë dhe drithëra përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre, duke i vendosur këto shpenzime në nivele më të larta se në shumë vende të tjera evropiane. Kjo situatë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës dhe shëndetin e popullsisë.

Buka ka një rëndësi të veçantë në kulturën shqiptare, e cila shpesh konsiderohet thelbësore në çdo vakt. Kjo ka ndikuar që shqiptarët ta shohin bukën si një nevojë të patjetërsueshme, duke e bërë atë pjesë të pandashme të dietës së tyre. Megjithatë, siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar,” prandaj është e domosdoshme që konsumi i bukës të jetë i ekuilibruar dhe me kufi.

Sipas ekspertëve të ushqimit, çdo fetë bukë e konsumuar duhet të merret parasysh me kujdes. Racioni ditor i drithërave është i varur nga moshat, gjinia dhe aktiviteti fizik. Për gratë nga 19 deri në 50 vjeç, rekomandohet një konsum prej 6 racioneve drithi në ditë. Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 5 racione, ndërsa burrat e rinj (19-30 vjeç) kanë nevojë për deri në 8 racione drithi në ditë. Burrat nga 31 deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë 7 racione, ndërsa ata mbi 50 vjeç 6 racione./ TAR

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI