Flash

Italianët marrin në dorëzim kampin në Gjadër

Lapsi.al 11 October 2024
Italianët marrin në dorëzim kampin në Gjadër

Qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër janë marrë në dorëzim nga autoritetet italiane dhe brenda javës së ardhshme pritet të hapen për të akomoduar emigrantet e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të azilit.

Koloneli italian për Mbrojtjen dhe Sigurinë në kampin e Gjadrit sqaroi për mediat se si do të ndiqen procedurat e azilit dhe si do të veprohet në rast të shkeljes së ligjit nga emigrantët.

“Ky është një territor i Shqipërisë ku shteti Italian do të zhvillojë aktivitetin e tij. Siç ndodh në Itali duhet të kemi kujdesin që këto kampe pa dyshim të kenë gjithçka. Nëse ndodh një incident mes emigrantëve duhet të ndërhyjmë në mbrojtje të tyre. Siç bëjmë në Itali do bëjmë edhe këtu.

Procedura e azilit ka një afat 28 ditor dhe brenda kësaj kohe duhet të ndodhin disa aktivitete në mënyrën më fliude të mundshem dhe brenda këtyre ditëve Komisioni duhet të dialogojë. Nëse vendimi nuk është pozitiv, nuk procedohet më tej. Nëse kërkesa për azil pranohet, nuk ka më motiv për ti mbajtur këtu. Është detyra jonë që t’i organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e tyre”, tha koloneli.

Marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni, më 6 nëntor të vitit të kaluar, mbetet në fuqi për pesë vjet, me mundësinë e zgjatjes nëse rezulton e suksesshme.

Të këshilluara

Dy marrëveshjet që Rama firmosi me Orban

Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratën publike janë firmosur këtë të premte nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze. Kryeministri Edi Rama, n...

18:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI