Ky publikim që rrejshëm thuhet se është marrë prej kanalit ukrainas "Realna Viyna" në 'Telegram' përfshinë një fotografi të ndërtesës presidenciale të Ukrainës, që është manipuluar duke i shtuar makinën e Hitlerit[/caption]
Sidoqoftë, përtej faktit se faqja e lajmeve ‘Seattle Tribune’ nuk ekziston në të vërtetë, artikulli kishte disa probleme të tjera të dukshme.
Së pari, kanali ‘Realna Viyna’, që në gjuhën ukrainase do të thotë ‘Lufta e Vërtetë’, nuk ka publikuar atë që shihet në fotografi. Së dyti, fotografia e “automjetit të Hitlerit” gjendet lehtësisht në internet. Fotografia e ndërtesës presidenciale të Ukrainës, është manipuluar duke i shtuar makinën e Hitlerit.
[caption id="" align="alignnone" width="1597"]
Ky publikim, në një faqe interneti, tregon fotografinë që është shfrytëzuar për të krijuar fotografinë e rrejshme me "makinën e Hitlerit" të parkuar para pallatit presidencial ukrainas[/caption]
Zëri i Amerikës arriti të konfirmojë se fotografia e makinës ishte ajo që gjendet me lehtësi në internet. Zëri i Amerikës e bëri këtë duke parë njollën e zezë në asfalt, nën automjet dhe reflektimin që shihet në xhamin e përparmë që përputhen plotësisht me imazhin e ‘Mercedes-Benz 770K’ të gjetur në internet.
Së treti, faqja e internetit ‘Seattle Tribune’ u regjistrua më 3 tetor të këtij viti, vetëm gjashtë ditë përpara se të publikohej artikulli i rremë. Regjistrimi u bë me një afat për vetëm një vit.
‘Seattle Tribune’ duket se i përket një rrjeti faqesh interneti dezinformuese të kontrolluara nga John Mark Dougan, amerikan që jeton në Rusi, sipas Shayan Sardarizadeh-ut, gazetar që merret me dezinformatat në rrjetin ‘BBC’.
Ai vuri në dukje në rrjetin social X se krijimi i faqeve të rreme lokale të lajmeve amerikane është qasja standarde e zotit Dougan. Ky përfundim përputhet me vëzhgimet e Zërit të Amerikës për rrjetin e amerikanit Dougan.
John Mark Dougan, ish-zëvendës sherif në Florida, u akuzua për zhvatje dhe përgjim në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2016, ai u arratis në Rusi dhe më vonë mori azil politik atje. Ai tani operon të paktën 167 faqe dezinformimi që shpesh publikojnë artikuj që u shërbejnë interesave ruse, sipas një hetimi të majit të këtij viti nga ‘NewsGuard’. Faqet e zotit Dougan më parë tërhoqën vëmendjen për përhapjen e një historie të rreme duke pretenduar se zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, kishte blerë një makinë Bugatti prej 4.8 milionë dollarësh gjatë një vizite në Francë, për përkujtimin e zbarkimit të aleatëve në Normandi. Artikull dukej se synonte audiencën perëndimore. Historia e rreme e “makinës së Hitlerit”, megjithatë, po përhapet më së shumti brenda audiencës ruse. Në një mesazh në ‘Telegram’, zoti Dougan i tha Zërit të Amerikës se nuk ishte në dijeni për faqen e internetit ‘Seattle Tribune’. “Nuk kam dëgjuar kurrë për të. Por e kërkova në internet dhe e pashë, dhe vura re se ka shumë informacione të shkëlqyera atje. Një shtyllë e vërtetë integriteti gazetaresk, në të njëjtin nivel me ‘Nju Jork Tajms’, CNN dhe MSNBC”, shkroi ai, duke iu referuar gazetës së njohur dhe dy rrjeteve të mëdha televizive në Shtetet e Bashkuara. Siç ndodh shpesh me falsifikimet që kryhen me cilësi të lartë, historia e rreme rreth automjetit të paradës së Hitlerit kombinon një tregim fiktiv rreth Presidentit Zelensky me fakte reale rreth shitjes së një makine të paradës së ish-nazistëve në Shtetet e Bashkuara. Informacioni i vërtetë vjen nga një artikull në një gazetë të vërtetë amerikane: ‘The Seattle Times’, e cila në shkurt të vitit 2018 njoftoi se automjeti ‘Mercedes-Benz 770K’ ishte shfaqur për një kohë të shkurtër në Seattle, pasi ishte vënë në ankand në Scottsdale të Arizonës, para një muaji. Pasi automjeti nuk u shit në ankand, shpejt gjeti një blerës. Pas shitjes, ‘makina e Hitlerit” u shkarkua për pak kohë nga një kamion në lagjen e pasur Medina, në periferi të qytetit Seattle. Aty tërhoqi vëmendjen e një banori vendas, i cili i dha një intervistë për këtë gazetës “The Seattle Times”. Më vonë, automjeti ka të ngjarë të jetë ngarkuar përsëri në kamion dhe të jetë largur nga aty. Drejtori i kompanisë së ankandeve ‘Worldwide Auctioneers’, Rod Egan (emri i tij u përmend gjithashtu në artikullin e rremë të ‘Seattle Tribune’), nuk pranoi t'i tregonte ‘The Seattle Times’ blerësin e aitomjetit, duke përmendur një marrëveshje që nuk lejonte zbulimin e identitetit. Megjithatë, zoti Egan tha se destinacioni përfundimtar i makinës ishte ‘shumë, shumë larg’ përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara. Artikulli i ‘Seattle Times’ citoi gjithashtu një raport të medias gjermane se gjashtë makina të tilla ishin blerë nga një miliarder rus në vitin 2009. Midis tyre ishte edhe automjeti i përmendur në artikullin e rremë. Artikulli i rremë rreth Presidentit Zelensky dhe “automjetit të Hitlerit” kujtoi gjithashtu një skenë nga filmi amerikan i vitit 2001 ‘Rat Race’. Aty, aktori Jon Lovitz vjedh makinën e paradës së Hitlerit nga një muze imagjinar i oficerit nazist Klaus Barbie dhe më pas e përplas atë në një takim të veteranëve amerikanë të Luftës së Dytë Botërore. I pyetur nëse ishte i njohur me filmin dhe skenën, ziti Dougan u përgjigj duke e vlerësuar filmin si ‘flori të komedisë’. /VOAA Russia-based disinformation network run by a former Florida cop has published a new fabricated story on a fake news website called "Seattle Tribune". It baselessly claims Ukrainain President Zelensky has secretly purchased a Mercedes 770 used by Hitler. It's nonsense. https://t.co/FnmsG5B3np pic.twitter.com/Dq4lCC1z3e
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) October 8, 2024