Flash

Apeli vendos kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Seta në Dibër

Lapsi.al 11 October 2024
Apeli vendos kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Seta në

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten që të shfuqizojë një vendim të shkallës së parë të kësaj gjykate si dhe disa vendime të institucioneve shqiptare për dhënien me koncension për ndërtimin e një hidrocentrali mbi kanionin e lumit Seta, një Monument natyre me mbrojtje të veçantë.

“Një fitore që na bën të besojmë se ka drejtësi,” tha pas daljes nga godina e kësaj gjykate Mustafa Tola, njëri prej 11 banorëve të fshatit Çidhën në Dibër, të cilët kishin paditur në gjykatë Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Këshillin Kombëtar të Ujit, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë dhe Shoqërinë “Hidro Seta” shpk.

Vendimi i trupës gjyqësore, i përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Enkelejda Metaliaj dhe Blerona Hasa, parashikon shfuqizimin e pjesshëm të vendimeve të marra nga këto institucione që lidhen me lejen e ndërtimit, lejen mjedisore dhe kontratën koncensionare vetëm për ndërtimin e HEC-it “SETA-4”.

“Ky është lumi i vetëm nga 4 lumenj që ishin pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës që kishte akoma disa kilometra të pashfrytëzuara,” tha Tola, duke shtuar se “3 lumenjtë e tjerë kanë vdekur, i kanë futur në tuba”.

Tola, mjek veteriner me profesion, prej vitesh është një aktivist i mbrojtjes së mjedisit duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-ve mbi rrjedhën e lumenjve të zonës së Dibrës dhe e ka ndjekur këtë çështje në dhjetra seanca gjyqësore në shkallën e parë.

Sipas tij, gjatë betejës disa-vjeçare në gjyqësor punimet për HEC-in kanë vijuar. “Ne presim që të prishet dhe uji i futur në tubacione t’i kthehet zonës,” shton ai, duke e cilësuar ujin e këtij lumi jetik për ruajtjen e natyrës së Lurës si një zonë e mbrojtur.

Në padinë e tyre banorët i referohen listës së Monumenteve të Natyrës ku përfshihen dhe “Burimi dhe shpella e Sopanikës” dhe “Gryka e Setës”, të cilat preken nga realizimi i këtij projekti.

“Zbatimi i tij sjell pasoja dhe dëme të mëdha që kanë të bëjnë me denatyralizimin e luginës së këtij lumi, duke dëmtuar dhe sjellë pasoja në dëmtimin e faunës dhe florës (bimëve dhe kafshëve) dhe për rrjedhojë dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e banorëve të fshatit”- thuhet në padinë e dorëzuar në gjykatë.

Beteja e banorëve ka nisur para shumë vitesh me protesta dhe procese ligjore.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë e rrëzoi padinë e tyre në dhjetor të vitit 2018, duke dalë në përfundimin se banorët nuk i kishin provuar pretendimet e tyre se HEC-i cënonte zonat e mbrojtura.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në vitin 2015 ndërtimin e 4 HEC-eve në luginën e lumit Seta nga kompania “HYDROSETA POWER”, por banorët në kërkesë padinë e tyre kërkuan shfuqizimin e pjesshëm të kontratës koncesionare për ndërtimin e njërit prej tyre, “SETA 4”, pasi nga 4 kanione që janë në zonë me statusin si zonë e mbrojtur, gjurma e HEC-it prekin 2 prej tyre, që gëzon mbrojtje ligjore./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI