Flash

Lajçak takim me Bislimin në Vjenë: Përgatitëm takimin e radhës për dialogun

Lapsi.al 10 October 2024
Lajçak takim me Bislimin në Vjenë: Përgatitëm takimin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha të enjten vonë se u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Vjenë, për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kisha takim të mirë dhe të dobishëm me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Biseduam hollësitë për zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi ai.

Megjithatë, ai nuk tregoi se kur do të mbahet takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Bislimi, dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ishin në Bruksel për herë të fundit më 20 shtator, ku nuk u pajtuan për takim të përbashkët. Ata zhvilluan dy herë bisedime të ndara me Lajçakun, i cili duket se nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh.

Ata e akuzuan njëri-tjetrit për dështimin e takimit trepalësh. Bislimi tha se Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”. Por, Petkoviç e akuzoi Bislimin se nuk pranoi trepalësh për shkak të insistimit të palës serbe në tema si, Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Temë kryesore e takimeve të fundit ka qenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të implementimit në Ohër, për ç'gjë Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023, por nuk kanë bërë hapa për zbatimin e saj. Marrëveshja e Ohrit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Kosova dhe Serbia bëjnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Përveçse në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk janë takuar qysh nga shtatori të vitit 2023 dhe të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin për qasje jokonstruktive./ REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI