Flash

U bllokua nën autobotin e përmbysur/ Humb jetën i riu në Berat (FOTO)

Lapsi.al 10 October 2024
U bllokua nën autobotin e përmbysur/ Humb jetën i riu në

I riu në foto është Petro Piti, i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat.

Autoboti i ngarkuar me lëndë hidrokarbute të cilën drejtonte, është përplasur rreth orës 18:30, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin me iniciale A. T., i cili ndodhet në Komisariat.

Shoferi rreth moshës 23-24 vjeç, mbeti i bllokuar në kamion dhe u ndihmua nga qytetarët të cilët e nxorën nga automjeti, por fatkeqësisht Piti humbi jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al

EMRI/ Aksidenti në Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë |

Mbeti i bllokuar në autobot pas aksidentit në aksin Lushnjë-Berat, ndërron  jetë shoferi (Emri) - Sot News | Lajme

Aksidenti në Lushnje-Berat/ Kush ishte 25-vjeçari që ndërroi jetë - Zoom.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar. I lënduari po lëvizte me biçikletë dhe mësohet se në...

19:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI