Flash

Zbulohet magazinë me kanabis në Belgjikë, dënohen 5 shqiptarë

Lapsi.al 10 October 2024
Zbulohet magazinë me kanabis në Belgjikë, dënohen 5

Pesë shqiptarë u arrestuan pasi policia belge bastisi një magazinë në Assenede në tetor 2022, e cila ishte kthyer në një plantacion kanabisi. Policia në magazinë gjeti 82 kilogramë bimë kanabisme vlerë 800.000 euro. Siç raportohet në magazinë u arrestuan dy shqiptarët, ndërsa dy të tjerë në një makinë pranë plantacionit, gati për të transportuar bimët narkotike. Ndërkohë i pesti u identifikua më vonë.

Gjithashtu hetuesit gjetën në magazinë edhe një fletore ku pesë shqiptarët kishin mbajtur shënime për sasitë që u rritën, nënndarjen e plantacionit. Pesë shqiptarët u dënuan të enjten, tre prej tyre në mungesë. Një shqiptar është dënuar me tre vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë. Katër të tjerët u dënuan me burgim nga 40 deri në 20 muaj dhe gjoba nga 16,000 deri në 8,000 euro. Ata gjithashtu duhet të paguajnë 21 mijë euro dëmshpërblim.

Mediat e huaja shkruajnë se avokatët mbrojtës gjatë seancës pretenduan se të arrestuarit ishin naivë dhe të pavetëdijshëm për ndonjë keqbërje. Sipas avokatëve, shqiptarët mendonin se në Belgjikë lejohej kultivimi i kanabisit, një pretendim ky që u konsiderua si budallallëk, nga vetë mbrojtësi ligjor. Ndërsa për një prej të arrestuarve në Gjykatë u tha se klienti i saj kishte nevojë për para për shkak të një vajze të sëmurë.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar. I lënduari po lëvizte me biçikletë dhe mësohet se në...

19:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI