Flash

"Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët", Erdogan detyron Ramën të "shkelë" mbi veten

Lapsi.al 10 October 2024
"Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët",

Në të paktën dy deklarata publike disa vite më parë, Edi Rama ka deklaruar se ai nuk pret shirita inagurimesh, por sot bashkë me presidentin e Turqisë, Erdogan, ai preu shiritin e inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Me sa duket "Sulltanit" Edi Rama nuk i refuzon dot. Çfarë deklaronte kryeministri i Shqipërisë në maj 2014 dhe nëntor 2021.

4 maj 2014

"Unë mendoj që Kryeministri nuk duhet të presë shirita dhe s’pres shirita. Aq më tepër pastaj, që kanë prerë të tjerët para meje aq shumë shirita, saqë i ka harxhuar Shqipëria shiritat edhe për 20 vitet e ardhshme. Kështu që në ‘zërin’ shirita nuk kemi asnjë lek për të shpenzuar për 20 vjet, ndërkohë që tani duhet të bëjmë punët, duke mbaruar punët që na kanë lënë pa mbaruar, se i kanë bërë lekët shirita".

14 Nentor 2021

"Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët"

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI