Flash

Vodafone dhe Google zgjerojnë bashkëpunimin në çështje si cloud, pajisje dhe siguri kibernetike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale Gjeneruese

Lapsi.al 10 October 2024
Vodafone dhe Google zgjerojnë bashkëpunimin në

Vodafone dhe Google njoftuan së fundmi se do të ketë një zgjerim strategjik dhjetëvjeçar të partneritetit të tyre për të sjellë shërbime, pajisje e përvoja të reja televizive për miliona klientë të Vodafone në mbarë Evropën dhe Afrikën, mbështetur në Cloud të avancuar (Gen AI) dhe modelet Gemini të Google.

Kjo marrëveshje do të rrisë kapacitetet për të ruajtur materiale, sigurinë dhe asistencën në përdorimin e Inteligjencës Artificiale për klientët Vodafone në 15 vende, si dhe partnerët e saj në 45 tregje, teksa Google do të përdorë shërbimet fikse dhe celulare të Vodafone për të përmirësuar produktivitetin e fuqisë punëtore.

Margherita Della Valle, Drejtoreshë Ekzekutive e Vodafone Group, tha se: “Vodafone dhe Google do t’iu sigurojë pajisje dhe përmbajtje të gjeneruara nga AI miliona klientëve në gjithë botën. Falë këtyre shërbimeve, klientët mund të gjejnë mënyra të reja për të mësuar, krijuar e komunikuar, si dhe për të ndjekur programe televizive në një shkallë si kurrë më parë.”

Nga ana e tij, CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai, shtoi se: “Partneriteti i zgjeruar me Vodafone do t’iu ofrojë akses më shumë njerëzve në mbarë Evropën dhe Afrikën në produktet dhe shërbimet më të avancuara të AI të Google, përfshirë modelet Gemini. Jam i lumtur që konsumatorët e Vodafone, bizneset e vogla dhe qeveritë, do të përdorin Inteligjencën Artificiale dhe Google Cloud për të transformuar mënyrën se si punojnë dhe aksesojnë informacionin.”

Në fokus të partneritetit të Vodafone me Google është edhe aksesi i konsumatorëve në teknologjitë më të fundit hardware dhe dixhitale, duke përfshirë AI dhe aplikacionet e mbështetura në Cloud. Vodafone dhe Google do të punojnë së bashku për të përmirësuar e zgjeruar njëkohësisht gamën e produkteve e shërbimeve të disponueshme në dyqane dhe online, e cila bazohet te një përvojë e re klienti, rrënjosur te përfitimet nga AI.

Gjithashtu, përmes këtij partneriteti synohet t’iu ofrohet klientëve të biznesit mbrojtje më e madhe kibernetike përmes një metode bashkëkohore të sigurisë kibernetike, e cila do të zhvillohet së shpejti duke përdorur platformën e Operacioneve të Sigurisë së Google Cloud. Platforma do të ofrojë suport në incidentet e sigurisë dhe menaxhimin e rasteve. Vodafone do ta përdorë gjithashtu platformën në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, që garantojnë më shumë siguri për klientët online.

Po ashtu, të dyja kompanitë synojnë të promovojnë standardet universale të industrisë në fusha si siguria në internet, përdorimi i përgjegjshëm i AI, performanca e rrjetit dhe ndërveprueshmëria për të nxitur ekonomitë e mëdha të kenë efikasitet industrial, të shtojnë përdorimin e inovacionit dhe të përmirësojnë shërbimet publike. Nëpërmjet këtij partneriteti, Vodafone dëshiron të krijojë gjithashtu akses te më shumë njerëz në Cloud, në përmbajtje dhe ndërlidhjen që mbështetet tek AI. (Artikull Promocional)

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Një dollar do blihet me 89.6 lekë dhe do shitet me 90.7 lekë. Pau...

09:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI