Flash

Kërcënimi me zhdukje si Vis Martinaj/ Gaz Bardhi letër të hapur Sokol Ballës dhe Edi Ramës

Lapsi.al 10 October 2024
Kërcënimi me zhdukje si Vis Martinaj/ Gaz Bardhi letër të

"Karma mund të rikthehet, herë në formën e Vinit dhe herë në formën e Visit" me këtë mesazh kërcënues ku i referohet fatit të Ervis Martinajt, drejtuesi i abcneës Sokol Balla, ka kërcënuar mbrëmjen e kaluar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhin. Në mesazhin që përcjell para emisionit të tij, Balla iu referua njoftimit të SPAK që kishte shpallur të rreme disa meszhe të mbërritura në celularin e deputetit të PD-së dhe Balla, duke shfytëzuar ekranin e ABC, paralajmëroi Gaz Bardhin që të mos thellohet në gabime pasi mund të ketë fatin e Ervis Martinajt, i zhdukur prej 9 gushtit 2022.

“Çdo ditë Gazmend Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë. Edhe SPAK e parlajmëroi. E njoftoi se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara, por duke e këshilluar që të mos nxitojë herë tjetër ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit dhe herë në formën e Visit, dhe fundi nuk është i lumtur“, tha Sokol Balla.

Videon e ka publikuar në rrjetet sociale Gazment Bardhi bashkë me përgjigjen për Edi Ramën, që sipas Bardhit fshihet pas këtij mesazhi të koduar. (KLIKO KETU)

Në letrën e hapur, Bardhi shkruan se do të vazhdojë të thellohet në të vërtetat dhe denoncimet e tij dhe se Sokol Balla duhet të shqtësohet për fundin e Edi Ramës, dhe jo për fundin e tij.

"I dashur Kol Balla,

Familja ime, bashkëpunëtorë dhe miq të mi, më nisën të shqetësuar një video (video më poshtë – pjesë e shkëputur nga editoriali hyrës i emisionit tënd) ku më “këshilloje” që të mos thellohem në denoncime pasi karma të kthehet herë në formën e Vinit (në burg) e herë në formën e Visit (i zhdukur dhe i dyshuar se është vrarë), dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur.

Të falënderoj shumë për “këshillën”, por më lejo të të informoj ty dhe përmes teje Edi Ramën, se unë kam vendosur t'i shërbej interesit publik, pra do të THELLOHEM në denoncime! Por si gjithmonë, me fakte e prova!

Fati i keq i Edi Ramës dhe kujtdo që leh për llogari të pushtetit të tij është që kurrë nuk ka ndodhur që denoncimet e mija me fakte e prova të kenë rezultuar të pavërteta. Propaganda i ka sulmuar për disa ditë, por nuk e ka mbuluar dot kurrë të VËRTETËN!

Prandaj, rri i qetë dhe mos u shqetëso për fundin tim! Ndërkohë, fillo e shqetësohu seriozisht për fundin e Edi Ramës dhe të kujtdo që leh çdo ditë për llogari të pushtetit të tij!"

Kjo nuk është hera e parë që Gazment Bardhi kërcënohet nga kryeministri Rama. Që pas denoncimit që ka bërë për Olsi Ramën apo pas deklaratave se do të publikojë të dhënat nga përgjimet e SKY ECC, Bardhi është vënë në qendër të sulmit të mazhorancës. Edhe pas dënimit me burg të Ervin Salianjit, kryeministri Rama e kërcënoi direkt se do të ketë të njëjtin fat nëse vazhdon me denoncimet e tij.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Një dollar do blihet me 89.6 lekë dhe do shitet me 90.7 lekë. Pau...

09:02

Anulohet seanca e Kuvendit e së enjtes

Para pak çastesh, zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se “seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar d...

22:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI