Flash

Xhafaj: Përgjimet e “Babales” ia dha Ervin Salianji gazetarit, jo e kundërta. Olldashi nuk është takuar me tim vëlla

Lapsi.al 9 October 2024
Xhafaj: Përgjimet e “Babales” ia dha Ervin Salianji gazetarit,

Deputeti i Partisë Socialiste, Famtir Xhafaj ka deklaruar sot se nuk ka qenë gazetari Jetmir Olldashi që i dha përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të tij Ervin Salinjit, por ky i fundit ia ka dhënë gazetarit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Xhafaj tha se ka qindra orë përgjime për këtë çështje. Ai shtoi se gazetari Olldashi nuk është takuar me vëllain e tij, Agron Xhafaj.

“'Babalja' sipas këtyre është vetëofruar sipas meje është ofruar nga te tretë të PD. I është besuar kjo gjë Ervin Salinjit. Nuk është Jetmri Olldashi që ia ka dhënë Salinjit “babalen”, por ka qenë Salianji që ia ka dhënë Olldashit.Olldashi ka punuar gazetar të emisioni i kolegut tuaj Ylli Rakipi. Rrugës për në Vlorë ai ka bërë një intervistë në makinë me dikë që quhet “Babale”.

Ka pretenduar sikur ai i ka dhënë atij një stilolaps dhe ka hyrë pesë minuta në lokalin ku ishte vëllai im dhe ka dalë sikur e ka përgjuar. Ka qindra orë përgjime për këtë çështje. Kanë qenë në përgjim këta pasi shpërtheu kjo çështje. Ka shkuar në Tiranë, ka shkuar te Ylli Rakipi dhe e ka refuzuar se ka thënë se nuk ka fakte e nuk ka prova. E ka deklaruar edhe në Prokurori edhe në Gjykatë. Por këtë që nuk e pranonte Ylli Rakipi e pranonte Kinostudioja e SHQUP. Olldashi nuk është takuar me tim vëlla",tha Xhafaj.

Të këshilluara

Anulohet seanca e Kuvendit e së enjtes

Para pak çastesh, zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se “seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar d...

22:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI