Flash

Vrasja e dyfishtë në Tetovë/ Nënë e bijë u gjetën të vdekura, babai dhe djali në gjendje të rëndë

Lapsi.al 9 October 2024
Vrasja e dyfishtë në Tetovë/ Nënë e bijë u

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në tetovë ku humbën jetën e nënë e bijë. Siç raportohet Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e ngjarjes në fshatin Sllatinë të Tetovës.

Gjithashtu dyshohet se nënë e bijë janë helmuar, ndërsa do të merren mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, babai dhe djali për të mësuar nëse edhe ata janë helmuar. Viktimat janë gjetur nga gjyshja, e cila ka shkuar në cilësinë e mjekes pasi ka marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës. Këto detaje janë bërë të ditura në raportin e policisë së Tetovës. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Të gjeturat fillestare nga autopsia e urdhëruar flasin për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes së personave, andaj nga të ndjeret janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit. Tek të vdekurit nuk u konstatuan gjurmë të tjera dhune. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët e tjerë të familjes babai dhe një fëmijë tjetër, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave edhe në to”, theksohet në njoftimin e MPB-së.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI