Flash

Dosja 5D/ Drejtori i UKT, Elton Kacidhja mbi 3 orë në SPAK

Lapsi.al 9 October 2024
Dosja 5D/ Drejtori i UKT, Elton Kacidhja mbi 3 orë në SPAK

Drejtori i UKT Elton Kacidhja është thirrur në prokurorinë e posaçme SPAK.

Emri i tij del në dosjen e 5D si lidhje e ngushtë e dy ish-drejtorëve Redi Molla dhe Mariglen Qato. Mësohet se, atij i është kërkuar që të paraqitet në SPAK me qëllim që t'i merren deklarimet në lidhje me hetimet që po bëhen në bashki.

Kacidhja është marrë në pyetje pas detyrave që Gjykata e Apelit, kishte lënë për prokurorët e SPAK.

Elton Kacidhja, është një prej drejtorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës, por del në komunikimet e aplikacionit “Whatsapp” me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronari në letra i kompanisë “5D Konstruksion”.

Ndërsa pronarët faktikë të kësaj kompanie sipas SPAK janë Redi Molla dhe Mariglen Qato. dy ish- drejtorët që konsiderohen si njerëzit më të besuar të Erjon Veliaj.

Komunikimet mes tyre në rrjetin social “Whatsapp”, kanë zgjatur 3 vite, nga 2020 deri në 2023. “...Vazhdimisht ato lënë takime me njëri-tjetrin në zyrë apo edhe jashtë saj...” -thuhet në dosjen e SPAK.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI