Flash

Axhenda/ Takimet e Erdogan pasi sjell imamët turq në xhaminë e Namazgjasë

Lapsi.al 9 October 2024
Axhenda/ Takimet e Erdogan pasi sjell imamët turq në xhaminë e

Është zbardhur agjenda vizitës së presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ditën e nesërme në Tiranë. Erdogan do të zhvillojë takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me këtë të fundit do të ketë edhe një deklaratë për mediat në orën 14:00.

Sakaq, pritet që Erdogan të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë pranë parlamentit në Tiranë, ku më herët është bërë me dije se xhamia më e madhe në Shqipëri do të drejtohet jo nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, por nga imamë turq dhe administrimi i saj do bëhet gjithashtu thuajse nga pala turke.

Agjenda:

11:30 – 11:40

Ceremonia e pritjes në presidencë

11:40 – 12:40

Takim me presidentin Begaj

12:40 – 13:40

Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00

Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30

Deklaratë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30

Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

Megjithatë agjenda e vizitës së presidentit turk mund t'i nënshtrohet ndryshimeve në orare dhe takime.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI