Flash

Xhamia e re/ Berisha: Mungesa e Komunitetit Mysliman, ofenduese për shqiptarët!

Lapsi.al 10 October 2024
Xhamia e re/ Berisha: Mungesa e Komunitetit Mysliman, ofenduese për

Me xhaminë e re që po inauguron sot në Tiranë, presidenti Erdogan dhe kryeministri Edi Rama po përçan myslimanët e Shqipërisë është shprehur kreu i opozitës, Sali Berisha, që i është rikthyer fillesave të projektit. Sipas Berishës, ishte Rama që e ndryshoi projektin dhe e kaloi atë në dorë të Turqisë duke çuar në një situatë të komplikuar sot, kur Komunitetit Mysliman i Shqipërisë është përjashtuar nga inaugurimi i xhamisë së re, për shkak se konsiderohet si i kapur nga gylenistët.

"Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare Ajo konsiderin tolerancën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët musliman dhe të krishterë shqiptarë se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri" shprehet Berisha.

Sot inagurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë!

Të dashur miq, inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqiperisë.

Ky tempull fetar madhështor zbukuron gjithashtu kryeqytetin e vendit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të Shqipërisë për xhaminë e re madhështore prej 5000 vendesh ku do t’i falen, luten Zotit të Madhërishëm.

Të dashur miq, ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga rregjimi komunist i komunitetit musliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie. Projekti i saj i ishte bërë nga njëra prej studiove më të famshme në botë. Por pas zgjedhjeve Rama në nje akt të papërgjegjshëm e ndërpreu ndërtimin Xhamisë së Namazgjasë. Fillimi i ndërtimit t xhamisë u inagurua për së dyti me datë 20 prill 2015, por me projekt të ndryshuar dhe në prani të njeriut që e kishte penguar me të gjitha mënyrat rikthimin e tokës komunitetit musliman dhe ndertimin e Xhamisë, Edi Ramës dhe Presidentit të Republikes së Tuqisë Erdogan i cili me sa duket ndikoi tek Rama që të mos pengonte ndërtimin e saj dhe mori përsipër financinin e ndërtimit të xhamisë.

Xhamia është dhuratë e besmitarëve muslimanë turq për besimtarët muslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohejen më të thellë për bujarinë e tyre. Mirpo kjo bujari e besimtarve muslimanë të Turqisë u perdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së muslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi. Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inagurim Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët musliman të Shqiperisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson. Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare Ajo konsiderin tolerancën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët musliman dhe të krishterë shqiptarë se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Një dollar do blihet me 89.6 lekë dhe do shitet me 90.7 lekë. Pau...

09:02

Anulohet seanca e Kuvendit e së enjtes

Para pak çastesh, zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se “seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar d...

22:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI