Flash

Një stuhi e fortë diellore do të godasë Tokën në orët në vijim

Lapsi.al 10 October 2024
Një stuhi e fortë diellore do të godasë Tokën në

Një stuhi e fortë gjeomagnetike do të ndodhë midis 10 dhe 11 tetorit. Lajmin e ka dhënë Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor të agjencisë amerikane Noaa, sipas së cilës stuhia diellore mund të arrijë nivelin G4, e dyta më intensive në një shkallë që varion nga G1 në G5.

Kjo do të thotë se mund të ketë probleme me rrjetin elektrik, dëmtime të satelitëve në orbitën e Tokës, ndërprerje të valëve të radios dhe ndërprerje në sistemet e navigimit satelitor. Nuk do të mungojnë edhe aurorat e dukshme në gjerësi gjeografike shumë më të ulëta se zakonisht.

“Prania e aurorave nuk është kurrë e sigurt, por në këtë rast ka një shans të mirë” – thotë Mauro Messerotti, profesor i meteorologjisë hapësinore në Universitetin e Triestes. Origjina e stuhisë gjeomagnetike që do të godasë Tokën gjendet në njollën diellore AR 3848, e cila të martën më 8 tetor prodhoi një shpërthim të fortë diellor të klasit X 1.8. Kjo shkaktoi ndërprerje të valëve të radios në zonat përballë Diellit në atë moment.

Shpërthimi u shoqërua nga një nxjerrje masive koronale, e ashtuquajtura Cme, dmth një dëbim i materies në formën e plazmës, e cila tani po vjen drejt Tokës me një shpejtësi midis 4.3 - 4.7 milionë kilometra në orë.

Ka gjithmonë pasiguri rreth momentit të saktë të mbërritjes së stuhisë aktuale gjeomagnetike. Informacione më të sakta, natyrisht, do të jenë të mundshme me kalimin e orëve, por parashikimet tregojnë se orët e vona të 10 tetorit janë më të mundshme. ©ANSA, LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar. I lënduari po lëvizte me biçikletë dhe mësohet se në...

19:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI