Flash

Dronë kamikazë dhe xhami/ Mediat greke: Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë

Lapsi.al 10 October 2024
Dronë kamikazë dhe xhami/ Mediat greke: Erdogan shkoi me

Mediat greke i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë. Nga një vëzhgim i bërë nga lapsi.al shihet se në titujt kryesore të tyre dallojnë dronët kamikazë që Ankaraja do të dhurojë për Tiranën dhe hapja e xhamisë më të madhe në Ballkan. Kështu e përditshmja “Ta Nea” shkruan se “Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë.

Gazeta greke citon kryeministrin shqiptar Edi Rama që lavdëroi miqësinë me Erdogan duke u shprehur se "kjo është një dhuratë që vjen si një mesazh i fortë nga Republika e Turqisë se Shqipëria është e paprekshme", pa specifikuar numrin apo llojin e dronëve që Ankaraja do të dhurojë. “Megjithatë, ai sqaroi se marrja e dronëve kamikaze turq nuk do të thotë se “Shqipëria do të sulmojë ndokënd”.

“Ta Nea” ndalet edhe tek inaugurimi i xhamisë së re të kryeqytetit shqiptar Namazgjaja duke theksuar se edhe ky ishte një financim turk. “Është xhamia më e madhe në Ballkan, ka 4 minare secila 35 metra të larta dhe struktura e saj të kujton arkitekturën osmane. Përreth xhamisë ka objekte që do të funksionojnë si qendër kulturore, bibliotekë, hapësirë ekspozite, sallë konferencash, “muze bashkëjetese” dhe seminaresh. Ajo do të menaxhohet bashkërisht nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Turqisë” – thuhet në shkrim.

Edhe e përditshmja “Kathimerini” i ka kushtuar mjaft vëmendje inaugurimit të xhamisë së re në Tiranë. “Xhamia, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015, karakterizohet si më e madhja në Ballkan” – thuhet në shkrim.

CNN Greece e nis shkrimin e saj me një citim të Erdoganit, sipas të cilit, Ankaraja është “ndër 5 investitorët e huaj më të mëdhenj” në Shqipëri, me investime që arrijnë në 3.5 miliardë dollarë. “Më shumë se 600 kompani turke ofrojnë punësim për më shumë se 15 mijë shqiptarë. Bashkëpunimi është edhe ushtarak mes këtyre dy vendeve anëtare të NATO-s: Tirana këtë vit mori dronët e parë Bayraktar TB2 të blerë nga Turqia” – citon CNN.gr.

Ndërsa “Huffington Post” në gjuhën greke nënvizon se Erdogan do të udhëtojë në Shqipëri dhe Serbi, në një turne ballkanik ku “ai kërkon të forcojë lidhjet në një rajon të sunduar dikur nga Perandoria Osmane”. Në shkrim nxirren në pah edhe diferencat që Rama dhe Erdogan patën për Hamasin.

“Erdogan sulmoi Izraelin për luftën në Gaza dhe Liban, duke e akuzuar atë për kryerjen të "gjenocidit", duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare. Edhe Edi Rama ra dakord për nevojën e armëpushimit, por retorika e tij në lidhje me Hamasin ishte e ndryshme nga ajo e presidentit turk, duke e quajtur atë një organizatë terroriste” – citon Huffington Post në gjuhën greke.

“Euronews” në gjuhën greke, gjithashtu ka theksuar marrjen e dromëve kamikazë nga Tirana dhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë. “Presidenti turk i kujtoi palës shqiptare çështjen e një lufte të përbashkët kundër terrorizmit, për praninë në Shqipëri të ndjekësve kryesorë të predikuesit Fethullah Gylen (FETO), të cilin Turqia e akuzon si organizatorin e grushtit të shtetit të vitit 2016” – citon Euronews në greqisht duke shtuar se të dy vendet nënshkruan 4 marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin në fushën e zhvillimit rural, arsimit si dhe komunikimit dhe medias.

Një panoramë të plotë të vizitës së Erdogan në Tiranë ka bërë edhe televizioni SKAI sipas të cilit turi i tij në Shqipëri dhe Serbi ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike me këtë rajon. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Si i përdor Erdogani xhamitë si armë të diplomacisë fetare turke

Video ku Bajram Begaj e thërret Erdoganin e Turqisë thjesht si “Erdi”

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar. I lënduari po lëvizte me biçikletë dhe mësohet se në...

19:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI