Flash

Përmbytjet, Kosova ndihmon Bosnjën me 200 mijë euro

Lapsi.al 11 October 2024
Përmbytjet, Kosova ndihmon Bosnjën me 200 mijë euro

everia e Kosovës njoftoi se do ta ndihmojë Bosnje e Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën vendin e rajonit në fillim të këtij muaji. Ajo tha se e mori këtë vendim gjatë një mbledhjeje elektronike të premten vonë.

Ditë më parë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i kishte kërkuar kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ta ndante këtë shumë parash për ta mbështetur vendin e Ballkanit.

Së paku 22 njerëz humbën jetën në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut pas reshjeve të mëdha të shiut që nisën më 4 tetor.

Në fillim të kësaj jave, Qendra Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, filloi një aksion për mbledhjen e ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Bosnje e Hercegovinë.

Iniciatorja e kësaj nisme me moton “Bosnje, boshnjakët e Prizrenit janë me ty” është një nga përfaqësueset politike të komunitetit boshnjak në Kosovë, Emilija Rexhepi, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre e Kosovës. Për shkak të situatës së rënduar, Bosnjës i kanë dalë në ndihmë shtete të Bashkimit Evropian, por edhe shtete fqinje./REL

Të këshilluara

Dy marrëveshjet që Rama firmosi me Orban

Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratën publike janë firmosur këtë të premte nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze. Kryeministri Edi Rama, n...

18:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI