Flash

Kërcënohet djali i ish-kandidatit per kryebashkiak në Shkodër

Lapsi.al 11 October 2024
Kërcënohet djali i ish-kandidatit per kryebashkiak në

Djali i ish-kandidatit per kryebashkiak në Shkodër, Xhemal Bushati, Arlind Bushati është kërcënuar me armë nga dy persona të tjerë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të enjtes, ndërsa Arlind Bushati ka kryer një kallëzim ditën e sotme në Policinë e Shkodrës. Siç raportohet 32-vjeçari ka qenë në një lokal në zonën e pedonales në Shkodër, kur dy persona që lëviznin me motor i kanë drejtuar armën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të këshilluara

Dy marrëveshjet që Rama firmosi me Orban

Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratën publike janë firmosur këtë të premte nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze. Kryeministri Edi Rama, n...

18:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI