Flash

E para pula apo veza? Ekspertët duket se tani e kanë një përgjigje

Lapsi.al 11 October 2024
E para pula apo veza? Ekspertët duket se tani e kanë një

Pyetja e madhe se cila ishte e para, pula apo veza është një dilemë klasike. Ekspertët megjithatë duket se kanë tashmë një përgjigje për pyetjen e lashtë edhe pse nuk është aq përfundimtare sa shumë do të donim.

Daily Express shkruan se shumë përpara se të ishin një ushqim i preferuar për mëngjes, vezët u zhvilluan nga vertebrorët e njohur si amniote, të cilët më vonë evoluan duke lëshuar vezë aty ku banonin në tokën e thatë.

Supozohet se vezët janë përdorur për herë të parë si ushqim nga njerëzit tek egjiptianët dhe romakët e lashtë. Ata i përdornin vezët në ëmbëlsira dhe bukët e tyre, me gjasë si një përbërës lidhës.

Vezët e para me lëvozhgë të fortë ekzistonin shumë më herët se pulat, besojnë ekspertët. Dr. Ellen Mather, një paleontologe nga Universiteti Flinders e specializuar për zogjtë e lashtë, tha për Daily Mail: "Nëse e kornizoni pyetjen duke iu referuar vezëve në tërësi, atëherë përgjigjja është padyshim vezët".

 

Të dhënat më të hershme fosile të vezëve e kanë origjinën më shumë se 300 milionë vjet më parë. Njerëzit kanë konsumuar vezë për rreth 6 milionë vjet. Pulat, nga ana tjetër, kanë ekzistuar vetëm për disa mijëra vjet ndërkohë që vezët kanë qenë rreth e rrotull që gjatë kohës së dinosaurëve.

“Vezët e para të hedhura në tokë kanë ardhur shumë më vonë, gjatë Karboniferit midis 358 dhe 298 milion vjet më parë. Ato lëshoheshin nga zvarranikët e hershëm" - thotë Dr. Mather.

Origjina e vezëve ka më shumë gjasa të jetë produkt i zvarranikëve modernë, duke përfshirë edhe gjarpërinjtë, të cilët, sipas Dr. Mathers, dolën gjatë periudhës së Jurasikut të hershëm.

Këto vezë të lashta ka të ngjarë të ngjajnë me mënyrën se si duken sot hardhucat dhe vezët e zogjve. Diferenca kohore midis vezës dhe pulës qëndron në rreth 100 milionë vjet përpara në favor të vezës.

“Pulat e para të vërteta kanë dalë nga vezët e bëra nga shpendët e kuq të xhunglës pjesërisht të zbutur. Në varësi të mënyrës se si e interpretoni pyetjen, të dyja përgjigjet mund të jenë të sakta. Nëse pyetja është vetëm për vezët e pulës, atëherë përgjigja do të ishte “pula” – thotë Dr. Mathers. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI