Flash

Nga triumfi në Europa League te Arsenal, Atalanta kthehet në Champions: në fushë edhe Barcelona

Lapsi.al 19 September 2024
Nga triumfi në Europa League te Arsenal, Atalanta kthehet në

Nga fitimi i Europa League në Champions League pas tre vitesh (dhe për herë të katërt në gjashtë sezone). Atalanta fillon këtë mbrëmje aventurën e re evropiane: Arsenal mbërrin në stadiumin Gewiss në Bergamo dhe Gasperini dëshiron të bëjë të vlejë avantazhi fushë që në debutim. “Të vish për të luajtur në Bergamo nuk është e lehtë për askënd, madje as për një ekip lojtarësh të mëdhenj që dinë të sulmojnë me shpejtësi dhe të mbrojnë”, tha trajneri bergamask në prag të ndeshjes. Motoja e fitores së Europa League është gjithmonë e vlefshme: të jesh më i miri edhe kur nuk je më i forti.

Gasperini nuk flet shumë për formacionin. Dyshimi ka të bëjë kryesisht me dy reparte. Në mbrojtje, para portierit Carnesecchi, De Roon mund të zërë vendin e Kolasinac pranë Hien, ose të qëndrojë në mes të fushës përkrah Edersonit në vend të Pasalic. Përpara, të mbash tridhëmbëshin kundër prapavijës angleze me katër, është e vështirë. Te Atalanta drejt konfirmimit Lookman, i cili do t'i bashkohet Retegui e pas tyre Pasalic. "Me formulën e re, renditja e 36 ekipeve pa grupe dhe 8 ndeshje në vend të 6, marrja e pikëve në të gjitha takimet bëhet thelbësore - tha sërish Gasp në prag -. Vështirë se mund të mbetemi në mesin e 8 më të mirëve, me shumë mundësi do synojmë për vendin nga i 9-ti te i 24-ti për të luajtur për play-off për të hyrë në raundin e 1/8”.

Lexo më tej: City u përplas në murin zikaltër, elozhe nga Guardiola: "Inter ekip i mrekullueshëm, jo rastësisht kampionë"

NDESHJET E TJERA

Feyenoord debuton në Rotterdam kundër kampionëve të Gjermanisë. Bayer Leverkusen nuk duket më ai i pathyeshmi i sezonit të kaluar, por megjithatë ka një teknik si Xabi Alonso që i njeh mirë limitet e të tijve. Të pushtosh Maracana në Beograd është një detyrë e vështirë edhe për Benfica, që duhet të bëjë llogaritë me Crvena Zvezda. Atletico Madrid, i strukturuar me lojtarë të rëndësishëm në verë, do të bëjë provat e përgjithshme me Leipzig. Simeone pret një ndeshje të madhe nga Colchoneros, për ta nisur Champions në mënyrën e duhur. Brest e Sturm Graz luajnë ndeshjen e vetme në letër ku mund të marrin pikë, ndërsa Barcelona debuton në Principatë. Skuadra e Flic përballet në transfertë me Monaco, në një ndeshje ku është shumë e rëndësishme fitorja.

League Stage Champions League

18:45 Feyenoord vs Bayer Leverkusen

18:45 FK Crvena Zvezda vs Benfica

21:00 Atalanta vs Arsenal

21:00 Atletico Madrid vs RB Leipzig

21:00 Brest vs Sturm Graz

21:00 Monaco vs Barcelona

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI