Flash

Marotta pa frena pas barazimit të Inter në shtëpinë e City: "Mund të fitojmë Champions"

Lapsi.al 19 September 2024
Marotta pa frena pas barazimit të Inter në shtëpinë e City:

"Lautaro në pankinë? Ndeshjet zgjasin 95-100 minuta, atëherë kush më mirë se Inzaghi di të vlerësojë kë të vendosë në fushë dhe të marrë vendime? Lautaro ka qenë shumë i impenjuar në javët e fundit. Skuadra është konkurruese, nuk duhet të bëjë lajm nëse luan njëri ose tjetri". Presidenti i Inter, Beppe Marotta, komenton kështu vendimin e trajnerit të zikaltërve për ta dërguar kapitenin në pankinë në debutimin e tij në Champions League në Mançester kundër City.

"A e kam parë përsëri finalen në Stamboll? Jo, mendoj se është pjesë e së kaluarës. Ne morëm mësimet e duhura nga ajo humbje", tha Marotta përsëri për Sky Sport. “Merkato duhet të shkojë paralelisht me fillimin e kampionatit, ne kemi shprehur pikëpamjet tona në Lega, e cila është e ndjeshme për këtë gjë. Shpresoj që nga viti i ardhshëm mbyllja e merkatos të përkojë me fillimin e kampionatit. Kjo do të largonte shqetësimet e shkaktuara për klubet”.

Lexo më tejVideo/ Shumë raste e zero gola, City e Inter japin spektakël: PSG fiton në të 90', Celtic bën pesë

Marotta më pas u ndal edhe në krahasime dhe rrëfeu mundësinë për ta marrë Haaland kur ishte te Juventus: "Në krahasim me Stambollin jemi një skuadër shumë më e pjekur. Nëse në kokën time ka mundësi të fitoj Champions League? Po sigurisht". Më pas një prapaskenë në lidhje me merkaton e transferimeve: “Isha afër Haaland kur ai luante në Norvegji, na u sugjerua. Ai erdhi si 15-vjeçar për të parë Juve-Inter në Torino, ishim afër atëherë, por pastaj pati probleme burokratike”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI