Flash

Arroganca pa limite e Ibrahimovic: "Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua"

Lapsi.al 18 September 2024
Arroganca pa limite e Ibrahimovic: "Kur luani vjen, kotelet zhduken.

Milan doli i dërrmuar ndaj Liverpool në debutimin në Champions League këtë sezon, ndaj dhe mëria e tifozëve është kthyer nga ai që ka vendosur veten në disa situata, përfshirë trajnerin në klubin kuqezi, Zlatan Ibrahimovic. Sikur të mos mjaftonte, ish-sulmuesi tani në rol drejtuesi, ka dhënë disa deklarata për Sky Sport para ndeshjes që nuk i kanë pëlqyer tifozëve.

"Është një javë e rëndësishme, kjo është ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve dhe vjen në momentin e duhur për skuadrën pas fitores kundër Venezias. Ne nuk e nisëm ashtu si donim, por me durim do të arrijmë te objektivat. Mungesat e mia? Kur luani largohet, vijnë kotelet, kur luani kthehet, kotelet zhduken. Niveli është shumë i ulët, flitet shumë, por unë mendoj vetëm të punoj. Kam qenë larg për arsye personale, por jam prezent që nga dita e parë. Roli im? Unë jam bosi dhe të gjithë të tjerët punojnë për mua".

Lexo më tejIbra dridhet, drejtuesit e Milan të pakënaqur Boban e sulmon: "Nuk e kuptoj rolin e tij, gabim shpërbërja e ekipit"

Ibrahimovic më pas shtoi diçka edhe në lidhje me merkaton: "Përpjekje për Osimhen? Do të hesht. Gjithçka shkoi ashtu siç donim, ne firmosëm me ata lojtarë që mendonim se na mungonim. Mungonte sulmuesi i dytë dhe ne nënshkruam me Abraham, më vjen keq për Jovic që përfundoi jashtë listës. Që kur pranova të mos luaja më, nuk më mungon fusha, më mungon adrenalina. Këto momente ishin të bukura, por kur pranon diçka nuk mund të kthehesh prapa".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI