Flash

Champions/ Përplasja e madhe City-Inter, Lautaro jashtë për zgjedhje teknike: Laçi sfidon Salsburg në Pragë

Lapsi.al 18 September 2024
Champions/ Përplasja e madhe City-Inter, Lautaro jashtë për

“Lautaro Martinez do të jetë gjithmonë një zgjidhje për mua dhe kurrë një problem”. 15 muaj pas finales në Stamboll, Inter i Simone Inzaghi përballet sërish me Manchester City, në ditën e parë të Champions League dhe Toro rrezikon të shkojë në pankinë për shkak të një zgjedhjeje teknike. Trajneri zikaltër, në fakt, është duke menduar për një lëvizje surprizë të diktuar nga lodhja e argjentinasit dhe për rrjedhojë konservatore për derbin e së dielës. Megjithatë, në konferencën për shtyp në prag të sfidës Inzaghi ishte i prirur të nënvizonte se nuk ka asnjë 'çështje'.

Lautaro, ende në thatësirë këtë sezon siç nuk i kishte ndodhur kurrë (në 12 paraqitjet e tij të fundit në Serie A ai ka shënuar vetëm një herë) duhet t'i lëshojë vendin e tij përkrah Thuram sulmuesit të sapoardhur Taremi, i cili gjithashtu është ende në kërkim të golit të parë me fanellën zikaltër (ai ka shënuar nëntë gola në Champions League me Porto).

Dyshimi do të zgjidhet në orët në vijim, ashtu si për Pavard, i cili u shfaq në vështirësi në Monza, e Bisseck. Pjesa tjetër e formacionit duhet të konfirmohet: Sommer mes shtyllave, Acerbi dhe Bastoni në qendër të mbrojtjes, Darmian dhe Carlos Augusto në krahë, Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan në mesfushë. Inzaghi vuan edhe mungesën e Dimarco, që nuk u nis për në Mançester për shkak të lodhjes muskulare dhe Arnautovic. Austriaku ka temperaturë, por duhet të shërohet për ndeshjen ndaj Milan.

VIKINGU I TMERRSHËM

Manchester City vjen me numra të frikshëm dhe statusin e pretendentit të madh. Skuadra e Guardiolës ka marrë katër fitore në katër ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe duke pësuar vetëm 4. Ajo që duhet ta bëjë tekniku i Inter Inzaghi të gjejë patjetër një zgjidhje është se Haaland është në një formë të shkëlqyer dhe ka shënuar 9 gola (nga 11 në total të skuadrës) në 4 ndeshje në Premier League.

NDESHJET E TJERA

Në fushë zbtret në orën 18.45 edhe Sparta Pragë, ku luan mesfushori i kombëtares Qazim Laçi. Çekët do të kenë një ndeshje të vështirë kundër Salzburg. Laçi duhet të nisë titullar ndeshjen, me Spartën që kërkon fitoren e parë në edicionin e ri të Champions. Bologna debuton në shtëpi kundër Shakhtar, Celtic pret Slovan në Glasgow, ndërsa Borussia Dortmund udhëton në Belgjikë për tu ndeshur me Brugge. Interes për të parë edhe surprizën spanjolle të sezonit të kaluar, Girona, të përballet me PSG në transfertë.

Lexo më tej: Video/ Bayern rekord absolut, 12 herë tundën rrjetën e Hoxhës: Liverpool përmbys Milan, tifozët protestojnë

League Stage Champions League

18:45 Bologna vs Shakhtar Donetsk

18:45 Sparta Prague vs RB Salzburg

21:00 Celtic vs Slovan Bratislava

21:00 Club Brugge vs Borussia Dortmund

21:00 Manchester City vs Inter

21:00 Paris Saint-Germain vs Girona

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI