Flash

Preu autostradën në këmbë natën, tifozi i Liverpool përplaset nga makina e humb jetën

Lapsi.al 17 September 2024
Preu autostradën në këmbë natën, tifozi i Liverpool

Ajo që duhet të ishte një mbrëmje feste përfundoi keq për një tifoz të Liverpool, që humbi jetën mbrëmë në A4 mes Seriate dhe Bergamo, pak hapa nga aeroporti Orio al Serio. Një tifoz 51-vjeçar irlandez i Reds humbi jetën pasi u godit nga disa makina teksa po ecte nëpër autostradë. Shoferët që e përplasën ndaluan për të lajmëruar shërbimet e urgjencës. Tifozi - i cili ishte vetëm - kishte zbritur disa orë më parë nga Mançesteri për të parë ndeshjen e Champions League kundër Milan, të planifikuar për sonte në San Siro. Mbi këtë çështje po hetojnë agjentët e policisë rrugore të Seriate.

Lexo më tej: Nis Champions League me formulën e re. Sfidat e kësaj jave

Sipas rikonstruksioneve fillestare, 51 vjeçari tifoz i Liverpool duhej të flinte në një hotel që ndodhej pranë Oriocenter dhe për të arritur aty ishte ngjitur mbi gardhin që kufizon aeroportin nga autostrada. Me të në momentin e aksidentit kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët më pas janë zhdukur dhe të cilët mund të denoncohen për mosdhënie të ndihmës. Policia rrugore është në gjurmët e tyre. Siç raporton bergamoneës, irlandezi u përplas nga një makinë Suv me targë zvicerane, para se të shtypej nga makina të tjera që po kalonin.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI