Flash

Asllani zikaltër deri në vitin 2028: Inter rinovon kontratën me mesfushorin shqiptar

Lapsi.al 16 September 2024
Asllani zikaltër deri në vitin 2028: Inter rinovon kontratën me
Të nesërmen e barazimit me Monzën dhe dy ditë para debutimit të tij në Champions League kundër Manchester City, Interi njoftoi rinovimin e kontratës me shqiptarin Kristjan Asllani. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Kristjan Asllani. Mesfushori i lindur në vitin 2002 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin zyrtar. Asllani u ble nga Empoli për një shumë prej rreth 15 milionë euro në verën e vitit 2022. Në pak më shumë se dy sezone ai bëri 64 paraqitje dhe një gol për zikaltrit. Inzaghi i dha rolin e zëvendësuesit Calhanoglu dhe dje në Monza shqiptari e nisi titullar falë mini-turnoverit të trajnerit të Inter.

INTER NJOFTON RINOVIMIN ME MESFUSHORIN

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI