Flash

Video/ Egnatia copëton Bylis 4-0, Egbo shpërthen kundër VAR: “E panë me dron që nuk e preku”

Lapsi.al 15 September 2024
Video/ Egnatia copëton Bylis 4-0, Egbo shpërthen kundër VAR:

Pas humbjes në Shkodër, Egnatia ka marrë një fitore imponuese në Rrogozhinë, duke mundur 4-0 Bylis. Skuadra e Edlir Tetovës tregoi karakter, duke lënë pas disfatën me Vllazninë e duke treguar gjithë potencialin e tyre. Bylis ishte krejt i pafuqishëm për tu përballur hapur me kampionët në fuqi, edhe pse Egbo kapet me VAR, që legjitimoi golin e 2-0 pas një kontrolli prej 4 minutash.

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e6f11646d61-1.mp4"][/video]

GOLI ME "DRON"

Në të 36’, në zhvillimet e një goditje dënimi të Ujkës, devijimi me kokë i Xhemajlit i bëri shifrat 2-0 dhe shpresat e Bylis se pozicioni ishte i parregullt morën goditjen fatale pas 4 minutash kontroll, pas të cilave VAR konfirmoi golin. “Nuk është se Egnatia na dominoi gjatë gjithë ndeshjes – shpjegoi tekniku i Bylis -. Tentuam dhe futëm kundërshtarin në presion dhe fituam disa topa që duhej të shfrytëzonim. Po të shfrytëzonim ato raste, ndoshta do të ishte ndeshja e hapur. Por pësuam golin e parë, golin e dytë e kishin parë me dron që nuk e kishin prekur, se ishin 4 lojtarë me pozicion jashtë loje. Pas atij goli ndryshoi ndeshja”.

[video width="480" height="252" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e6f2fc71eb9-1.mp4"][/video]

Në fakt një ndeshje e luajtur hapur, deri në golin e parë të Ahmetaj. Nga ai moment, thuajse u luajt gjithmonë në zonën mike dhe Xhemajli, Ahmetaj (dygolësh) e në fund Ndreca, i dhanë përmasa suksesit të rrogozhinasve.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia 'shtrembëron' Egnatian: Brdaric i jep Tetovës humbjen e parë në kampionat

[video width="576" height="304" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e6fc0dad17d-1.mp4"][/video]

10 pikë për Tetovën që vazhdon të kërkojë shkëputjen në krye të renditjes. Egnatia pret tashmë e qetë ndeshjet e rivalëve, ndërsa Bylis duhet të ngrihet në këmbë pas një ndeshje për tu harruar. “Nuk ka fitore të lehta, bëmë detyrat tona që i kemi punuar në stërvitje - tha tekniku -. Surprizë ishte që Bylis erdhi shumë lart në presing, megjithatë gjithçka shkoi mirë më pas. Pas golit të 3-të ishin më të qartë për të shkuar drejt portës, por kemi akoma punë për të perfeksionuar skemën".

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e6fe9c3c3c2-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI