Flash

Video/ Zeka nuk i mjafton Partizanit: Laçi i vendit të fundit largon Veselenovic nga kreu

Lapsi.al 16 September 2024
Video/ Zeka nuk i mjafton Partizanit: Laçi i vendit të fundit largon

Partizani nuk shkon më shumë se 1-1 në transfertën me Laçin, duke u ndalur në barazimin e dytë radhazi. Zeka zhbllokoi ndeshjen, duke i dhënë të kuqve avantazhin, por përgjigja erdhi menjëherë nga Ballhysa, që largoi në këtë mënyrë skuadrën e Veselenovic nga kreu i renditjes.

Laçi është një fushë e vështirë në të cilën Partizani shpeshherë e ka parë veten në vështirësi. Edhe këtë herë kurbinasit nuk i tradhëtojnë pritshmëritë, duke tentuar disa herë portën e Qirkos. Një përballje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, sepse edhe Partizani kërkoi të zgjidhte ndeshjen, edhe pse pa bërë aventura.

[video width="640" height="282" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e851aaa150c-1.mp4"][/video]

Të kuqtë u munduan të ishin të kujdesshëm, mbi të gjitha për të mos pësuar, duke qenë se Laçi po insistonte me Melon e Tresën. Sidoqoftë, Zeka mori përsipër ofensivën e Veselinovic dhe provoi në dy raste të rrezikonte portën e Dajsinanit. Tentativa e parë u ndal nga portieri, ndërsa e dyta u stampua në traversë. E ishte pikërisht Zeka që në provën e tretë gjeti golin. Në minutën e 80' Bintsouka depërtoi nga e djathta dhe shërbeu në qendër ku Zeka nuk gaboi.

[video width="814" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e85328a1030-1.mp4"][/video]

Lexo më tejVideo/ Vllaznisë i anulohet goli në të 87’, Balaj i jep fitoren në të 95’: shembet Teuta, qan rastin e Nasr

U krijua ideja e një fitore të arritur, duke qenë se pak minuta e ndanin Partizanin nga 3 pikët, por Laçi reagoi shpejt. Festa e “demave” zgjati vetëm pak, pasi në minutën e 86' Leo Ballhysa ktheu ekuilibrin, duke bërë që sfida të mbyllej 1-1. Partizani shkon kështu në kuotën e 8 pikëve dhe mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit. Mbetet i fundit Laçi, me 3 pikë dhe ende pa fitore.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI