Flash

Video/ Gafë e Skënderbeut në fund, Itodo i jep Dajës fitoren e parë: "Këta djem nuk dorëzohen"

Lapsi.al 16 September 2024
Video/ Gafë e Skënderbeut në fund, Itodo i jep Dajës fitoren

Fitorja e parë e Dinamos me teknikun Ilir Daja në pankinë. Kryeqytetasit kanë mposhtur 2-1 Skënderbeun, në javën e 5-të të Superiores, me një gol të vonë nga Itodo Mandela. Një gabim i prapavijës korçare në minutën e 90' i kushtoi humbjen Gvozdenovic.

Pas barazimit në derbi, nëndetësja e nisi vrullshëm përsëri takimin dhe mori avantazhin që në minutën e 6'. Baton Zabërgja mposhti portierin Alia, duke i dhënë bluve startin e duhur të ndeshjes. E megjithatë Dinamo nuk e shfrytëzoi momentin për të mbyllur ndeshjen. Rashica ekuilibroi rezultatin me penallti në fillimin e pjesës së dytë dhe vetëm një gafë e prapavijës së Skënderbeut lejoi Itodo të vendoste sfidën, duke entuziazmuar teknikun Daja.

[video width="668" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e8663ecf337.mp4"][/video]

“Unë e thashë dhe në derbin me Partizanin që koha e pakët do na ndikonte probleme në manovër - sqaroi tekniku -. Kjo plotësohet me mentalitetin që kanë çunat që nuk dorëzohen. Pas barazimit me Partizanin, kjo fitore u shkon çunave. Dëshira dhe mentaliteti bëjnë që edhe problemet të sfumohen. Na duhej ky 3 pikësh për qetësi. E përsëris për herë të dytë që fitorja i shkon lojtarëve të mi".

[video width="704" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e87623250ea.mp4"][/video]

Skënderbeu gjeti forcat pas disavantazhit dhe barazoi rezultatin me penalltinë e Rashicës në minutën e 54'. Një ndeshje që po dukej e destinuar të ndahej në pikë, por për fatin e keq të miqve Ramos gaboi rivënien duke nisur aksionin e dinamovitëve të finalizuar nga Itodo Mandela.

[video width="720" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e87f12eb725.mp4"][/video]

“Sot jam shumë i mërzitur - tha Ivan Gvozdenovic -. Goli i dytë erdhi nga një moment, nga një gabim i Ramos. Pastaj humbi topin, ata reaguan më shpejt nga anësorja dhe nuk ishim vendosur mirë dhe se mendonim që do humbnim topin në atë zonë. Ishte e vështirë në atë zonë. Megjithatë do vazhdojmë punën tonë”. Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 7pikëve në vendin e 5-të. Skënderbeu zbret në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë pas 5 ndeshjesh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI